Porosia e shkencëtarit të fizikës teorike është shitur për 1.56 milionë dollarë, ndërsa më parë ishte vlerësuar mes 5.000 dhe 8.000 dollarë
Në një ankand të mbajtur në Jerusalem, është shitur një mesazh i Albert Ajnshtajnit e shkruar me dorë, e që ka të bëjë me formulën për një jetë të lumtur.
Porosia e shkencëtarit të fizikës teorike është shitur për 1.56 milionë dollarë, ndërsa më parë ishte vlerësuar mes 5.000 dhe 8.000 dollarë.
Në dorëshkrimin e shkencëtarit të famshëm, qëndron e shkruar se çfarë u duhet njerëzve për të pasur një jetë të lumtur.
“Një jetë e qetë dhe modeste sjell më shumë lumturi se kërkimi i suksesit i cili gjithmonë shoqërohet me tensione”, ka shkruar në gjermanisht Ajnshtajni, në një letër në të cilën qëndron adresa e “Hotel Imperial” në Tokio, ku kishte qëndruar në vitin 1922.
Nga shtëpia e ankandit thanë se mesazhi i Ajnshtajnit është blerë nga një person nga Evropa, i cili donte të mbetet anonim dhe që ndiqte ankandin përmes telefonit.
Ankandi thuhet se zgjati rreth njëzet minuta, gjatë të cilit çmimi fillestar i disa mijë dollarëve u rrit në 1.56 milion dollarë. AA
Komentet