Kidnapimi i tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat xhendarmarisë serbe gjatë ditës së sotme nuk është hera e parë!
Ky kidnapim është bërë brenda territorit të Republikës së Kosovës! Në fakt tre policët kosovarë kanë qenë brenda territorit të Kosovës 840 metra vi tokësore nga vija kufitare.
Përveç tre policëve,forcat e maskuara serbe e kanë shkelur vijën kufitare dhe integritetin territorial të Kosovës!
E kanë poshtëruar uniformat e policisë së Kosovës!
E kanë burgosur Amblemën dhe Flamurin shterojnë të Kosovës!
Për mbrojtjen e dinjitetit të Kosovës, organet Shtetërore dhe ekzekutive ,duhet të jenë më vigjilentë.
Policia e Kosovës kanë qenë brenda territorit të Kosovës, prandaj edhe përdorimi i forcës në vetëmbrojtje fizike dhe të sovranitetit është dashur të jetë reciproke.
Policisë së Kosovës,jo vetëm të ju njihet siguria personele-fizike dhe materiale me ligjet e vendit, por edhe e drejta për vetëmbrojtje fizike sipas standardeve ndërkombëtare.
14 qershor 2023
Vendi i Lekës