Florjan Binaj: Falënderoj për përkrahjen që po i jepet kandidaturës sime për kryetar të Bashkisë së Tiranës
VOAL- Në një postim në faqen e tij në fb, Florjan Binaj falënderon për përkrahjen që i dhanë kandidaturës së tij forca politike opozitare si Partia Demokratike, Shqipëria Bëhet, Nisma Thirrje dhe shpreh gatishmërinë për të qenë i hapur për çdo mbështetje që do të vijë nga forcat opozitare.
Florjan Binaj falënderon posaçërisht mijëra qytetarë të Tiranës të cilët e kanë inkurajuar në vendosmërinë e tij.
