Luffy është ai që çliron popullin, që lufton kundër një qeverie të korruptuar: në Madagaskar, Filipine dhe gjetkë, flamuri pirat i heroit të One Piece, manga më e shitur në histori, është bërë, vetëm në pak javë, simboli i një brezi të tërë protestuesish të rinj.
I valëvitur fillimisht në Indonezi në gusht nga qytetarët në protestë kundër qeverisë, e cila kërcënoi ta ndalonte atë, kjo kafkë që mbante një kapelë kashte u perqafua nga protestuesit në Nepal në mesin e shtatorit, pastaj në Manila.
Që nga fundi i shtatorit, është parë në demonstratat në Madagaskar, veçanërisht të nxitura nga mediat sociale.
Gen Z jane rritur me One Piece, kështu që është bërë një simbol për ata.
Vepra kult e Eiichiro Oda, e botuar në vitin 1997 në Japoni dhe që ende botohet, mbart një “mesazh” të qartë për të luftuar kundër qeverive shtypëse, te korruptuara, nepotike, qe ia marrin shpirtin popullit.
Prandaj i flamuri i Monkey D. Luffy, heroit të ri me kapelë kashte që udhëton në detet e botës për t’u bërë “mbreti pirat”, mund të shpjegohet me dimensionin “universal” të udhëtimit të tij.
One Piece eshtë një seri që ka vazhduar për më shumë se njëzet vjet, ka shitur qindra miliona kopje në të gjithë botën dhe përcjell idealet e ëndrrave dhe lirisë.
Luffy kundërshton grupet dominuese. Kështu, ai pa dashje bëhet heroi i popujve të shtypur, të cilët shpresojnë ta shohin atë duke i dhënë fund mbretërimit mizor të Qeverisë Botërore, entitetit politik ndaj të cilit i nënshtrohen shumica e mbretërive dhe shteteve të tjera të para në më shumë se njëqind vëllimet e serisë.
Ky simbol “unifikues” luan një rol të madh tek një brez i pamundur për t’u kuptuar pa kulturën dixhitale të ndërtoje imagjinatën e tij, imazh qe përmban afekt, emocione dhe këto qarkullojnë dhe rriten nga Gjenerata Z qe mobilizohet si në internet ashtu edhe në terren, kolektivisht, pa një udhëheqës specifik.
Flamuri pirat i Luffy-t i One Piece eshte simbol revoltës popullore kundër shtypjes permes korrupsionit dhe entivlerave, qe ka ngritur ne kembe brezin e ri ndryshe Gjeneraten Z.
Atje ku shihet ky flamur ne krye te protestave GenZ, rrezohen qeveri!/EB