Fëmijëve, nxënësve, vajzave e djemve mësojuni të jenë vetja, rebelë e të pabindur ndaj unifikimit të mendjes e sjelljes, rebelë e të pabindur ndaj kujtdo që kërkon t’i modifikojë në shërbim të dikujt tjetër. Mësojuni që energjinë e mosbindjen ta përdorin për kurajon e tyre në realizimin e dëshirave e ëndërrave.
Rreziku sot është unifikimi që krijon qytetarë jo kurajozë e komodë për ata që ulen në frone.
Frazat e Samiut, Naimit, Nolit do t’i mësojnë e lexojnë gjatë rrugëtimit të shkollës e do mund t’i kuptojnë e t’i vlerësojnë vetëm nëse nuk i gjejnë me komandë unifikuese në cdo mur real e virtual.
Vit të mbarë e pacim sa më shumë rebelë e pabindje, qytetarë të ardhshëm kurajozë.