Federica Woelk-it, asistentes së kredituar në Parlamentin Europian nuk i ka shpëtuar gjithashtu qëndrimi i kryeministrit shqiptar i publikuar në rrjetin social Twitter, pas deklaratës së kreut të republikës Srpska, Dodik, i cili tri ditë më parë tha se në këtë shekull “serbët duhet ta kenë një shtet të vetëm”, pjesë të së cilit, sipas tij, duhet të jenë edhe Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina.
Në ‘Twitter’ Rama shkruan sot, se është i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm të partnerëve të BE.
Ndërsa Woelk-s shkruan se është po aq e befasuar nga qëndrimi i kryeministrit shqiptar dhe se s’mund ta besojë se ai është vërtetë kryeministër i Shqipërisë, (një shteti në Ballkan) dhe jo i shtetit të Kirgistanit, (një shtet i izoluar gjeografikisht dhe i dyti për varfëri në Azinë Qendrore).
‘‘Ndonjëherë pyes veten nëse Rama është vërtet kryeministër i #Shqipërisë (në Ballkan). Nga ky postim në Twitter, më mirë do të thoja se ai është kryeministër i Kirgistanit (me gjithë respektin e duhur për këtë vend)’’ shkruan Federika Woelk.