E famshme për qytetet e saj të artit dhe vendet e pasura me histori, të cilët kanë qenë djepi i shumë qytetërimeve të antikitetit, Evropa zotëron edhe një pasuri të hatashme të bukurive natyrore, të cilat meritojnë të zbulohen, siç janë këto poshtë të përzgjedhura nga sajti “Business Insider” nga më magjepset e Kontinentit të Vjetër. Kjo e para: 1 – Grykat e Verdonit (Francë). Ato janë të njohura edhe si Grand Canyon të Francës. U formuan para 250 milionë vitesh nga lumi me të njëjtin emër që i përshkon dhe ku ujërat me vezullime smeraldi pasqyrojnë brigjet shkëmbore në të dy anët e tyre (foto: beautifulplacestovisit. com)

2 – Eisriesenwelt (Austri). E pamundur të mos habitemi kur hyjmë në «botën e gjigantëve të akullit» (që është përkthim në shqip i Eisriesenwelt) e jo vetëm ngaqë shpellat janë më të mëdhatë në botë, por edhe se janë të bukura sa të lënë pa frymë. Të hapura nga fundi i pranverës deri në pranverën e vonë, ato kërkojnë të jemi të veshur kujdesshëm, madje rëndë edhe në muajt më të nxehtë të vitit. (foto: orangesmile.com)

3 – Playa de las Catedrales (Spanjë). Emri është nderim ndaj formacioneve të panumërta e të pazakonshme shkëmbore që formojnë një varg harqesh tunduese natyorre mbi plazh, të përshkueshme më këmbë vetëm gjatë zbaticës, çka të kujtojnë arkitekturën e katedraleve gotike (foto: bugbog.com)

4 – Preikestolen (Norvegjia. “Katedra shkëmbore” (ky është kuptimi i emrit) është një rrafshnaltë graniti 604 metra e lartë që bie pingul mbi Lysefjord. Arrihet mbas një ngjitjeje prej shumë orësh, më mirë të shkohet në prill deri në tetor, e cila pret mesatarisht 200 mijë vizitorë në vit. (foto: panoramio.com)

5 – Parku Kombëtar i Liqeneve të Plitvice (Kroaci). Deklaruar Pronë e UNESCO-s, parku është formuar nga 16 liqene, të ndarë mes tyre nga diga natyrore në terren gëlqeror përgjatë kohës dhe që krijojnë ujvara të vogla. (foto: beautifulplacestovisit.com)

6 – SBregu shkëmbor i Moherit (Irlandë). Fundi i botës në nuk mund të ketë pamje më të bukur. Shtrirë në rreth 8 km në anën perëndimore të kontesë së Clare, këta shkëmbinj bien pingul mbi det dhe pika më e lartë është në Knockardakin, 240 metra. (foto: vincos.it)

7 – Monte Cervino (Zvicra e Italia). Veçuar nga majat e tjera rroull saj dhe me atë kulmin primaidal që ka bërë historinë e alpinizmit, Mali i Kaprollit është konsideruar “mali i maleve”. (foto: holidaycheck.com)

8 – Pyjet antike të ahave (Gjermani). Nëse dëshironi të shikoni si ishe bota miliona vite të shkuar, kur ahishtet mbulonin pjesën më të madhe të kontinentit, nuk iu mbeet gjë tjetër vetëm se një shetitje brenda këtij pyllli hyjnor të ahave, pronë e UNESCO-s e shtrirë në Ukrainë, Sllovaki dhe Gjermani. (foto: imgur.com)

9 – Ujvara Bigar (Rumani). Duket sikur ka dalë nga një libër përrallash kjo ujvarë e hatashme e ndodhur mbi malet Anina, në pjesën perëndimore të Rumanisë, dhe e karakterizuar nga një rupë e mbuluar me lëmyshk që ndërthuret me një rrjedhë nëntokësore uji. (foto: xcitefun.net)

10 – Duna e Pilatit (Francë). Formuar në kohë relativisht të vona, është më e larta në Evropë, lartësia e saj është 100-117 metra mbi niveline detit dhe çdo vit zhvendoset nga një deri në pesë centimetra drejt lindjes. (foto: imgur.com)

11 – Kalldrëmi i Gjigantëve (Irlanda e Veriut). Kjo bukuri natyore është krijuar nga rreth 40 mijë kolona bazalti (më e larta arrin 12 metra), të cilat sipas legjendës u përdorën ng gjiganti Finn McCool për të ndërtuar një kalim për në Skoci e për të shkuar të luftojë kundër gjigantit Angus. (foto: travelandescape.ca)

12 – Grotta Azzurra (Itali). Vend tjetër magjepsës ku drita që filtohet përmes shkëmbit nënujor ia jep ujit një ngjyrë blu të hatshme dhe tunduese. (foto: caprionline.it)

13 – Shkëmbinjtë e bardhë të Doverit (Angli). Shtirë në gjithë mrekullinë tyre ndaj Kanalit të La Manshit dhe të dukshme nga deti, nga plazhet dhe shtigjet përgjatë bregut, këta shkëmbinj të bardhë prej shkumësi, stralli të zi dhe kuarci kanë frymëzuar poetë e këngëtarë. (foto: pixdaus.com)

14 – Santorini (Greqi). Shtëpitë e bardha me dyer e dritare blu janë tipike për ishullin, një nga 12 që i përbëjnë Cicladat. (foto: vclubservice.com)

15 – Shpella e Fingalit (Skoci). E formuar nga kolona bazalti gjashtëkëndëshe të ngjashme me Kalldrëmin e Gjigantit në Irlandë, shpella është njohur edhe me emrin kelt «Uamh-Binn», ose “Shpella e Melodisë”, për shkak të tingujve misterizoeë që prodon jehona e valëve. (foto: wordpress.com)

16 – Vatnajokull Glacier Ice Caves (Islanda). Një labirint me origjinë akullanjore që hapet në një kaleidoskop ngjyrash: ky është një spektakël marramendës që iu dhurohet vizitorëve bë shpellat e akullnajave Vatnajokul (foto: flickr.com)

17 – Pylli i drurëve të lakuar (Polonia). Duken si pikëpyetje të përmbysura 400 pishat e këtij pylli polak dhe askush nuk di ende të shpjegojë miserin e formës së tyre të pazakonshme, sidomos kur drurët e tjerë në këtë pyll janë krejtësisht të drejtë. (foto: wordpress.com)

18 – Ujvarat e Jagalës (Estoni). Të larta 8 metra e të gjera 50, janë më të mëdhatë e vendit, duke qenë spektakolare në çdo stinë, këto skulptuara natyrore janë ndër më të vizituarat. (foto: wordpress.com)

19 – Akullnaja Aletsch (Zvicër). Me sipërfaqen mi 120 kilometra katrore është më e gjera në Alpe dhe pronë e UNESCO-s. (foto: epod.usra.edu)

20 – Shpellat e Aggtelek e Slovak Kars (Hungaria e Slovakia). Janë mbi një mijë shpella të këtij formacioni të ngatërruar shkëmbor në zonën e parkut kombëtar Aggtelek e ku gjendet edhe shpella më e madhe e stalaktiteve e Evropës, shpella Baradla (foto: wikimedia.org)

21 – Brimham Rocks (Angli). Koha dhe gërryejet iu kanë dhënë jetë këtyre gjigantëve prej guri, të cilët duket se sfidojnë ligjin e gravitetit. (foto: theculturemap.com)
Komentet