Mimoza Pajën e vratë ju të gjithë së bashku, fut këtu dhe ju të medias që tashti shkruani eulogjinë e rradhës.
Gjëndja politike, krimi, ekonomia, varfëria janë të gjitha produkte të mediokritetit që keni ndërtuar ju me vetëdije të plotë, sidomos ju të medias,
që të gjithë pa përjashtim i shërbeni politikanëve në qeveri apo në opozitë, atyre politikanë që e kanë marrë peng atë vënd për 32 vjet plot.
I kam parë vetë se si merren peng njerëzit, partitë dhe mediat në Shqipëri.
Kam parë gjithashtu me qindra Mimoza Paja që punojnë për një thërrime bukë, dhe kanë akoma shpresë që ju një ditë do ta ndryshoni atë regjim,
dhe do të mundësoni një jetë më të mirë dhe më të sigurt për ato dhe mbesat e tyre.
Por kam parë gjithashtu apatinë tuaj për ta bërë atë ndryshim, prandaj ju do të vazhdoni të vrisni, moralisht dhe fizikisht.
Ja, Mimoza dhe mbesa janë arsye për protesta, jo McGonigal që e përdorët për interesa të caktuara.
Hipokrizia juaj më trazon stomakun!