(nga e majta): James Lovell, William Anders dhe Frank Borman më 18 dhjetor 1968
Ai drejtoi misionin Apollo 8 të vitit 1968, i pari që orbitoi Hënën
VOAL – Frank Borman, astronauti i NASA-s që drejtoi misionin Apollo 8 të vitit 1968, i pari që orbitoi Hënën, ka vdekur në moshën 95-vjeçare. “Sot kujtojmë një nga më të mirët”, tha NASA duke njoftuar vdekjen e tij.
Fotografia e famshme “Earthrise” është bërë gjatë misionit Apollo 8 (në bord me Borman (komandant) ishin dy astronautë të tjerë: James Lovell dhe William Anders).
NASA synon të kthehet në Hënë me programin Artemis, pasardhësin e Apollonit. Misioni Artemis 2 pritet të ngrihet në fund të vitit 2024 dhe të qarkullojë Hënën me një ekuipazh, një mision që është krahasuar me atë të Apollo 8. Këtë herë NASA dëshiron të krijojë një prani të qëndrueshme njerëzore në Hënë, për ta përdorur atë si një platformë lëshimi për misionet e drejtuara në Mars. rsi-eb