Tani miqte e mi do me falni te dal pak nga modestia

me teper per ata qe s’me njohin e flasin pa pergjegjsi. I kam falur te gjithe, por nuk dua t’i le te paditur.
Jam krenare qe kam sherbyer atdheut tim ne Amerike me punen time, e me librat e mi me ndjenje ndergjegjsisht kombetare.
Nese dike e ngacmon mbiemri im amerikan, duhet ta dije se pari qe i gjithe fokusi i krijimtarise sime ketu ne Nju jork, ka qene jeta e emigrantit shqiptar. Deshmia me e mire eshte libri im “Ura mbi oqean” dhe kater te tjere te kesaj natyre, me te cilet u cilesova si pioniere e letersise se mergimit ne Amerike. Ne gazeten ILIRIA mbaj nje rubrike te perjavshme me Ceshtje te Emigracionit ,te ideuar nga une vete ne ndihme te emigranteve te rinj, qe prej 12 vjeteve.
Libri im voluminoz ‘Udhetim ne Historine e Amerikes”i ka sherbyer pikerisht bashkeatdhetareve dhe eshte i vleresuar nga personalitete te njohur ne SHBA, Prof. Nikolla Pano, Prof. Sami Rrepishti, i ndjeri Prof. Prof Peter Prifti, ne Tirane Prof. Luarasi, Prof.Borici, etj, si edhe ribotimi i tij ne Kosove nga Ministria e Kultures, Rinise e sporteve. Prof. Peter Prifti nga Kalifornia, ndër të tjera ka shkruar: “Çdo vend në botë duhet të lexojë Historinë e Amerikës në gjuhën e tij dhe të përfitojë prej saj. Me librin tuaj ju jeni kujdesur për popullin shqiptar” (Referencat origjinale të profesorëve të nderuar gjenden në website tim
http://albanalifschin.tripod.com/index.html
Libri “Children of Kosova.. Stories of Horror” eshte nje deshmi e genocidit serb ndaj popullsise shqiptare te Kosoves, dhene ne menyre te paanshme nga rrefimet e femijeve. Ky liber lindi ne Fort Dix, baze ushtarake amerikane, ku qeveria kishte vendosur rreth 5000 refugjate nga Kosova. Libri u aprovua nga Bordi i Edukimit i NYC, si tekst shkollor per studime sociale. (po e bashkengjis shkresen ketu) Eshte hera e pare qe ndodhte kjo me nje autore shqiptare. Ndaj besoj qe nuk qe nje arritje vetem e imja por edhe e komuniteti shqiptar te NY. Shkrimtari Naum Prifti, ne nje promovim te krijimtarise sime, theksoi se: “Gjuhën, kulturën, historinë tonë, do ta mbrojmë e zhvillojmë në gjuhën tonë, por është e domosdoshme që të drejtat tona t’i mbrojmë në gjuhë të huaj, siç bëri Albana me këtë libër”. Letersia ime eshte vleresuar nga kritika e mirefillte profesionale dhe autore te njohur ne shkalle kombetare.
Nuk dua te zgjatem me, se ata qe jane te interesuar seriozisht mund te hyjne ne websitin tim. Jo per te shetitur me paragjykime, por me vemendje, megjithese eshte nje web me mungesa, se s’kam kohe te merrem me te.E keqja eshte se njerezit nxitohen te flasin, pa lexuar, pa u informuar. Disa “friends “ ne atdhe, gjuhen e arsyes dhe te qetesise e indendifikojne me mungesen e atdhetarizmit. Sepse sipas tyre duhet te bertasesh, qe te quhesh ‘atdhetar i flakte’, nuk ka nevoje te hapesh as syte , as mendjen e as librat. .
Fotografia me presidentin Bill Klintonin eshte kujtimi me i bukur i jetes sime ne SHBA, dhe plotesisht i merituar, qe ndodhi pas botimit te librit per Kosoven. Ne nje darke te komunitet shqiptar libri im “Children of Kosova….qe vendosur ne tavolinen e cdo te ftuari. Ishin 800 kopje, as sa ishin edhe miq te ftuar. Shoqeruesi i presidentit erdhi tek une duke me kerkuar ta nenshkruaja librin per presidentin. Nje minute me pas ai u kthye serish.. Me qe rezervuar karrigia prane Presidentit Bill Klinton, shpetimtarit te Kosova, per pak minuta. Mirenjohese per ate qe shkrehu aparatin dhe postoi fotot ne shtepine time dmth ketu ne Bruklin,se kam edhe nje shtepi ne atdhe.
5 KORRIK 2015