Kam shume miq ne Klan Kosova dhe mbes i palekundur ne mbrojtje te lirise se fjales.
Megjithate, me duket që çeshtja e Klan Kosoves nuk ka lidhje me zanatin e gazetarise i cili duhet te ushtrohet pa asnje lloj presioni. Me sa kemi pa deri sot, Klan Kosova nuk eshte ne ate procedure per ndonje lajm apo reportazh qe nuk i ka pelqy pushtetit por per dyshimet apo paqartesite financiare dhe administrative te cilat lidhen me Klanin si biznes, si firme e si investim.
I mbeshtes krejt ata qe soridarizohen me koleget e tyre ne Klan Kosova dhe i bashkohem asaj nisme por duhet te jemi te sinqerte e objektivë (sidomos mediat) ne ato qe pretendojme apo mbrojme publikisht. Patetizmi nuk eshte gazetari.
Sa media jane interesu me hulumtu objektivisht per kete rast ne menyre qe te dalin me fakte e prova per mbrojtjen e Klanit se vec me logo nuk mbrohet. Sa media na informojne per lidhjet e supozuara te Klanit me financime te dyshimta? Per thyerje te rregullave si biznes dhe si emetues…
Sepse veç per keto tema behet fjale, jo per liri te shprehjes as per te fjales.
Dhe mos harroni, te gjithe e dime qe mediat ne Kosove e Shqiperi para se te jene gazetari jane biznese dhe ne disa raste biznese kriminale. Ky eshte realiteti pas kamerave. Me kete realitet duhet te merret shteti sepse nen kamuflimin e gazetarise nuk mund te lejohen organizata e montime financiare kriminale apo armiqsore ndaj interesave te vendit.
Keshtu qe, kadalni se per pak mendova qe jeni tu e ushtru zanatin ne Bjellorusi a n’Kore te Veriut.