Vatrani Ervin Dine është një nga figurat më të spikatura të komunitetit Shqiptaro-Amerikan në SHBA, i cili ka lindur në internim, sikur edhe Babai dhe Nëna e tij.
Ervin Dine vjen me Familjen në SHBA në moshën 11 vjeçare dhe prej asaj kohe jeta e tij është një histori suksesi për arritjet e tij të shkëlqyera në edukim dhe në integrim në vendin e lirisë, demokracisë dhe atje ku realizohen ëndërrat.
Pas problemeve që prej disa vitesh ka Federata Panshqiptare Vatra, në qershorin e këtij viti Ervin Dine dha dorëheqjen si një veprim për të tërhequr vemendjen me qëllim “Ringjalljen e Vatrës” sikur shkruan Ervin Dine në Letrën e Hapur të dorëheqjes.
Me dëshirën për Ringjalljen e Vatrës Ervin Dine i ka bërë ftesë gjithë Vatranëve për një takim në shtëpinë e Vatrës nesër më 9 Dhjetor në orën 13:00.
Në lidhje me këtë takim Ervin Dine deklaron për Voal.ch:
“Mbledhja e neserme eshte qe Vatranet te kenë nje ze qe ju ka munguar keto tre vjetet e fundit.
Legjitimiteti i Vatres nuk vjen nga vizitat e ambasadoreve apo qeveritareve qe shkojnë e vine
por nga Vatranet qe e duan Vatren dhe trojet Shqiptare.”
—–
PS Ju kujtojmë se lajmi i botuar tek Dielli nuk përkon me të vërtetën, është lajm i rremë dhe ngjan me lajmet e Zërit të Popullit. Takimi i thirrur nga Vatrani Ervin Dine do të mbahet nesër në shtëpinë e Vatrës ku janë thirrur të gjithë Vatranët.