Pas pushimeve nga puna të dy aktorëve nga Teatri Migjeni në Shkodër ka patur reagime. Po botojmë shkëmbimet në rrjetin social të aktores së njohur Ema Andrea me drejtoreshen e Kulturës ne Bashkinë e Shkodrës, Sara Smaja që domosdoshmërisht është një emërim politik, dmth nga PS. A mundet që të jetë neutrale zonja Smaja. E pamundur. Atë vend e ka fituar prej besnikmërisë ndaj partisë jo ndaj artit dhe artisteve.
——
Ema Andrea
Ka nje nonsens ne këtë status!
Nëse flet për numër rolesh atëhere performanca e dobët i përket menaxhimit që nuk di të ndajë punën për punonjësit!
Nëse flet për talent( dhe ska tagër ta beje) atëhere duhet të bëjë pagesa të shumefishta për aktorët që kanë punuar tepër!
Pyetje: ku është përcaktuar që regjisori është punëdhënës dhe absolut në cilësi?
Kur regjia deshton, si e matni? Kush mban përgjegjësi?
Në këtë sistem pa sistem për artin dhe artistët nuk mund të shpikni standarte në të cilat ju vetë nuk hyni. Nuk mund te keni nje standart per veten, nje per regjisorin e nje per aktorin me apo pa talent.
Talentometrin nuk e shpik dot Bashkia !0
Come on Sara e Benet!
Sara Smaja : Ema Andrea Regjisorët kalojnë një konkurim kur vijnë të punojnë, dhe çdo regjisor vjen me platformën e vet dhe ka vizionin e vet, në metodën e punës që ata kanë disa bëjnë audicione, disa i kanë idetë e qarta. Askush nuk i ndërhyn regjisorëve për ndarje rolesh dhe këtë mund ta verifikoni. Regjisorët janë te ndryshëm në secilën shfaqje dhe më të mirët në qarkullim(sa herë ka thirrje vijnë projekte të shumta). Kjo është transparenca me të cilën punon sot teatri.
Ema Andrea :Sara Smaja por nuk janë punëdhënës!
Fakti që përzgjidhen nuk legjitimon suksesin e tyre.
Unë nuk akuzova për mungesë trasparence, por për standartizimin e pozicionit “regjisor”-punëdhënës
Pergjegjes për punonjësit ,vizionin e institucionit , ndarjen e punës dhe punësimin nuk mund të jetë regjisori!
E tash serish te pyes:
Kur regjisori deshton (besoj se keni borde kompente vlerësuese) kush mban përgjegjësi?
Pushoni regjisorin nga puna?
Me pak fjalë.
Nuk është argument pushimi nga puna fakti që nuk ështe zgjedhur nga dy apo tre regjisorë!
Ngrini standarte të funksionimit e pastaj sistemin e ndeshkimit
Ema Andrea :Sara Smaja me fal se më kishte kaluar pa mendje “më te mirët ne qarkullim”
Sdi për cilin qarkullim flet por gjsesi as më të mirët e qarkut nuk janë punëdhënës e as përcaktues të vizionit te teatrit e as absolutë ne sukses!
Hmmm
Ndaj ndajeni mendjen
Ditë punë apo cilësi artistike!
Sara Smaja: Ema Andrea Regjisori konkuron, pasi fiton nis punën dhe në fund të çdo shfaqje bëhën raportet e monitorimit. Regjisori nuk është punëdhënës në këtë rast (edhe pse shumë herë ndodh që është) por regjisorët janë indikatorët më të mirë në lidhje me një trupë teatrore, jo drejtuesit as menaxheret. Nëse fjala vjen (ndjesë për shembullin) nuk të përzgjedh Ema Andrea në shfaqjen e vet, sigurisht që është një e dhënë që vlen. Besoj më kupton çfarë dua të them . 