Në torten e ditelindjes
nëna i shkruajti lutje Zotit,
edhe për 100 vite te tjera per Ty,Bir…
…por… yjet…
lindkan
vetem për te ndriçuar qiejtë…
Ç’t’i them kitarres tënde
me tela ylberesh,
që pret gishtat prej flladi
për ta perkedhelur me dashuri tingujsh?!
Ç’t’i them heshtjes,
që pret te zgjohet
me magjinë e zërit tënd?!
Ne dhomen ku flije TI me endrrat,
hidhërimi
përgjak këmbët
duke shkelur
mbi copat e thyera te zemrave tona.
…oh sa te ngjet dielli,Biri im!
Dikur,
nuk besoja tek krijesat e shënjta!
…sepse
ende
nuk të njihja Ty.
Komentet