VOAL – Në Zvicër, 1 491 raste të reja të koronavirusit dhe 14 vdekje të tjera në lidhje me Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit. Të dhënat pak më të larta në krahasim me ato të raportuara dje, duke e çuar gjithsej në 567 903 infeksione të konfirmuara dhe 9 374 vdekje që nga fillimi i pandemisë.
Ndërkohë, rastet e konfirmuara të lidhura me një nga variantet e koronavirusit janë rritur në 13,887. Në mbarë vendin, 10,384 njerëz janë të sëmurë dhe për këtë arsye në izolim, 18,218 të tjerë që kanë rënë në kontakt me ta janë në karantinë, përveç 4,653 personave që janë kthyer nga një vend i konsideruar në rrezik. rsi-eb
Komentet