Ish-eurodeputetja Doris Pack, një nga zërat më të njohur europianë për çështjet e Ballkanit, komentoi jo vetëm situatën politike në Shqipëri, por u ndal edhe në zhvillimet e fundit në Serbi, e cila prej muajsh ndodhet nën protesta të dhunshme dhe masive.
Pack i bëri thirrje Bashkimit Europian të ndërhyjë më me vendosmëri në rajon dhe të mos mjaftohet me sjellje formale ndaj udhëheqësve autokratë.
“BE duhet të nxisë Komisionin që të kuptojë realitetin, jo thjesht të puthë e t’i japë dorën çdo njeriu. Nuk mjafton vetëm diplomacia e buzëqeshur. Aktet kriminale janë të dukshme për këdo,” u shpreh ajo.
Duke folur për protestat në Serbi, Pack tha se situata është alarmante dhe se udhëheqësit autokratë janë duke e shkatërruar vendin nga brenda, ndërsa kërkoi reagim të qartë nga zyrtarët europianë.
“Nëse diçka ndodh në Serbi, mendoj se është rezultat i drejtpërdrejtë i mënyrës autokratike të qeverisjes. Ata që punojnë në Parlamentin Europian për rajonin duhet të jenë të informuar dhe të reagojnë,” tha Pack.
Doris Pack: BE duhet të nxisë Komisionin Europian që të kuptojë realitetin, jo të puthë e t’i japë dorën çdo njeriu. Aktet kriminale janë të dukshme për të gjithë. Nëse diçka ndodh në Serbi, mendoj se autokratët janë duke e shkatërruar vendin. Liderët duhet të kontaktohen nga zyrtarët europianët. Kolegët në Parlamentin Europian që po punojnë për rajonin, duhet të jenë të larmuar poër atë që po ndodh.