Ceremonia e “Topit të Artë” ka humbur protagonistët kryesorë dhe fituesin potencial të saj, për shkak të një furtune shiu!
Në një situatë të pazakontë, prefektura e Marsejës ka anuluar sot zhvillimin e ndeshjes mes Olimpik Marsejës vendase dhe PSG-së, klasiken e futbollit francez dhe një nga ndeshjet më të zjarrta të Ligës 1. Situata atmosferike vlerësohej se do vinte në rrezik jetën e tifozëve të shumtë që dëshironin të ndiqnin ndeshjen dhe për këtë arsye, është vendosur pezullimi i saj për sot.
Sipas rregullave, është vendosur që ajo të luhet një ditë më vonë, në orën 20:00. Por paralelisht në të njëjtën orë, është planifikuar të zhvillohet edhe ceremonia e dhënies së “Topit të Artë”.
Qartësisht, një përplasje e tillë oraresh, bën të pamundur që të gjithë protagonistë e PSG-së që të jenë të pranishëm në mbrëmjen gala, ku lojtarët dhe trajneri janë mes atyre që pritet të vlerësohen me çmime individuale.
Ousman Dembele është padyshim favoriti kryesor për të fituar “Topin e Artë” dhe kjo situatë e pazakontë bën që ai të mos jetë i pranishëm në këtë shfaqje, gjithmonë nëse Luis Enrike vendos ta mbajë të gatshëm për takimin meqë vjen nga një dëmtim.
PANORAMASPORT.AL