E menderose fare Erdogan Pasha!
Une futem nga ata njerez qe kam shprehur indinjate per grushtin e shtetit ndaj Presidentit Erdogan, pasi besoj fort ne institucionet legjitime ne nje shtet demokratik. Ndonese problemet z. Erdogan nuk i ka me shqiptaret , perfshirja e tij ne fushaten elektorale ne Shqiperi, ku besoj se nuk ja ka kerkuar askush eshte sa absurde aq dhe e papranueshme. Percarja apo bashkimi i faktoreve politike ( te majte) shqiptare , nuk ka asnje impakt ne marredheniet ndermjet Turqise dhe Shqiperise.
Ne jemi dy vende anetare te Natos dhe marredheniet tona politike e ekonomike jane te rregulluara qofte ne kuader te aleances apo dhe ne baze te reciprocitetit ne fushen ekonomike.
Une nuk dua te besoj tek disa analiste qe i fryjne me te drejte ose jo frymes se neootomanizmit te politikes turke, derisa Turqia ka qene korrekte ne marredhenie me shqiptaret qe jetojne ne shtetet dhe trojet e tyre, por veprimi i fundit i presidentit Erdogan , padashur zgjon nje reagim te natyrshem tek pjesa me e madhe e shqiptareve qe shikojne Turqine si partner dhe jo si kujdestare te tyre.
Domosdoshmerisht kabineti i z. Erdogan pas reagimit masiv te shqiptareve duhet te jape sqarime rreth deklarates se Presidentit , ne te kundert kjo konsiderohet nderhyrje ne punet e brendeshme te nje shteti sovran.
Komentet