Këtë të martë SPAK bëri kërkesë në Kuvendin e Shqipërisë për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres së Shqipërisë, Belinda Balluku. I gjendur para kryeministrisë ku po proteston si zakonisht, Adriatik Lapaj komentoi zhvillimet e fundit.
Lapaj shprehet se diçka të tillë e kishte paralajmëruar, ndërsa theksoi se Rama me daljen në mbrojtje, thjeshtë po e çon Ballukun drejt arrestit në shtëpi ose arrestit me burg.
“Siç e keni marrë vesh së fundmi, unë e kisha paralajmëruar në daljet e mia publike. Nuk ndalet dot diçka që i ka ardhur koha. I ka ardhur koha atdheut tonë që më në fund ata që do merren me punët e shtetit, që ditët në hyjnë në zyrën e shtetit, duhet të kenë kujdes me çfarë do merren.
Kushdo që dëshiron të merret me biznes, duhet të hapë krahun dhe të bëjë jetën e tij. Nuk mundet më që të jenë edhe drejtues shteti, edhe oligarkë.
Kërkesa e SPAK- Veprim logjik. Në funksion të zbatimit të ligjit, SPAK kishte kërkuar një masë paraprake si ajo e ndalimit. Kryeministri i vendit, në bashkëpunim me qeverinë, duke i dalë në mbrojtje, po e çojnë drejt arrestit në shtëpi ose arrest me burg”- tha Lapaj. BW