NE MESIN E TRYEZËS
Në mesin e tryezës
Është i rrumbullakët sheshi
Shtyhën zaret
E jashtë mbillën blirë.
Qentë e zgjebosur
Bëjnë aheng
Me eshtra coftinash.
Po çjerrje t’mëdha
Vijnë nga kafeneja
E fshehet zari.
Në këtë tryezë
Luftohen hajnitë
Puna e pushetarëve
Lojë e kolopuçve
Mbasandej e rrisin
Misrin n’ara
Fasulën e lënë pa bishtaja
Si grua e ve jetime.
Këtu ka Sokrat
Me tutje
Luani I frikshëm
Nofkat kapuçi
Mbyllet zari
Më një dhjetëshe te kuqe
Arat I mbjellin
Po n’atë tryezë
Fara u mungon
Buka del decifit.
Çjerrje te rrepta
Kumbon tavani.
Në tryezë n’mesin e saj
Shkatrrohet Trepça
Do t’vdesin
Uje punëtoret
Qe nuk dihet
Nga vije rrokullia.
2.
Po n’atë kafene
Po n’ato ulëse
Idhshëm u ha praranica
Prej gjithçkaje.
Një rrapaçuk
I ujit blirët
Me zellin e kafenës.
Po e njejta epope
Në lozhet e blirëve
Luhet kukamaçthi.
MALET U KALLËN
Paten mall për mallet
U hipën maleve
Te çmallen.
Tërë ditën biseduan
Me male e makthe
Ndjen mungesën e tyre
Si ara pa shi.
I vizituan prrockat
Dhe krecket
Si një ekspozitë mahnitese.
Numëruan breshkat e sa
Zhapinjtë e hardhucat
Me karkalecat e vjedullat
Park zologjik.
Në mes dit
Dilelli përvëlonte
Eshka kishte xixë.
Nga xixat u shtuan flakët
Me berihat e idhëta.
Skelete breshkaz
Gjigand lisash
Shembeshin për dhe
(medet si përthekonte
As një muze).
Dora pa dorë
Që mall kishte malin
Dhe hirin e përdalur
Me dëshirën ma të madhe
Falas e Fali Shkrumbin…
Ps: Ngjarje e vertete qe i ndodhi vet autorit ne vitin 2017 muajin gusht.
Komentet