At Gjon Gazulli At Lugji Paliqi
Një lajm i mirë vjen sot nga Vatikani.
Papa Francesku ka firmosur dekretin papal që autorizon shpalljen Martirë të Kishës, së dy meshtarëve shqiptarë; At Lugji Paliqi i Urdhërit të Fretërve të Vegjël e At Gjon Gazulli, ish famulltar në Gjadër, Koman e Qelez të Pukës.
Të dy meshtarët shqiptarë humbën jetën për shkak të virtyteteve heroike fetare që dëshmuan në mbrojtje të Kishës Kattolike.
At Luigji Paliqi nga Janjeva e Kosovës u ekzekutua nga malazezët më 7 mars 1913 pas Luftës së Parë Ballkanike. At Luigji Paliqi ishte Rektor i Urhdërit Franceskan të Gjakovës e meshtar në famullinë e Pejës.
At Gjon Gazulli me origjinë nga Dajci i Zadrimës së Shkodrës. Kundështar i fortë i Serbisë, deputet opozitar i qeverisë së Ahmet Zogut nuk pranoi kurrë bashkëpunimin e Shqipërisë me Serbinë. U var në Shkodër më 5 mars 1927. At Gjon Gazulli ishte dhe i pari që hapi shkollën e përbashkët fetare vajza e dajem, katolikë e myslimanë.
“Të vrarë nga urrjejtja ndaj fesë” është motivi i vendimit të shpalljes së lumnimit të tyre nga Dikasteri i Cështjeve së Shenjtorëve./ Alba Kepi-Syri.net/