Në krye të renditjes është rrjeti amerikan Walmart – Dy gjigantët zviceranë janë përkatësisht në vendin e 34-të dhe të 41-të
VOAL- Edhe gjigantët zviceranë Coop dhe Migros gjithashtu në top 50-shen globale të sektorit të shitjes me pakicë, duke fituar terren. Sipas studimit të fundit të firmës konsulente Deloitte bazuar në xhiron e vitit 2023, Coop renditet në vendin e 34-të dhe ka avancuar tri vende, ndërsa Migros në vendin e 41-të, duke bërë dy hapa përpara.
Në krye të listës është zinxhiri amerikan Walmart, me të ardhura prej 684 miliardë dollarësh. Ata ndiqen nga gjigandi i shitjes me pakicë në internet Amazon (252 miliardë) dhe specialisti amerikan i hipermarketeve Costco (242 miliardë). Në vendin e katërt, me 177 miliardë, është grupi gjerman Schwarz (ku përfshihet Lidl dhe Kaufland), operatori i parë në renditje që nuk është me qendër në Shtetet e Bashkuara. Të ardhurat e Coop arrijnë në 37 miliardë dollarë, të Migros në 31 miliardë dollarë.
Ndër markat më të njohura përmendim edhe Aldi (në vendin e shtatë, 123 miliardë), Ikea (29, 43 miliardë), Shein (42, 31 miliardë) dhe Zalando (110, 11 miliardë). ATS/RSI