Kuvendi i Kosovës u ndihmua për kosolidim,nga Kombet e Bashkuara në vitin 2001. Ai u konsolidua për të dhënë kontribut në nxjerrjen e ligjeve në frymën e vetëqeverisjes demokratike në Kosovë.
Me 17 Shkurt 2008 nga përfaqësuesit e Kosovës shpallën Deklaratën se Kosova është Shtet i Pavarur. Më pastaj u hartua edhe Kushtetuta më 15 qershor 2008.
Pozicioni dhe roli i Kuvendit të Kosovës pas luftës, ishte i përcaktuar me Kreun 9 të Kornizës Kushtetuese për vetëqeverisje në Kosovë. Sipas dispozitave kushtetuese, Kuvendi i Kosovës është institucioni më i lartë përfaqësues dhe ligjëvenës i Kosovës.
Si i tillë,nga dita e shpalljes së Repulikës së Kosovës Shtet i Pavarur dhe sovran, Kuvendi i Kosovës u ngrit në nivel ndërkombëtar dhe morri të gjitha përgjegjësitë legjislative në territorin e Kosovës.
Deputetët/et e Kuvendit të Kosovës,duhet të gjejnë zgjidhje alternative.
Të bëjnë vendin me Qeveri ,për të miren e të gjith qytetarëve të Kosovës.
Çdo deputet/e duhet ta ket parasysh një gjë parimore,se partitë (grupet e interesit) janë të përkohshme dhe kalimtare! Por interesi i Atdheut ,është mbi të gjitha. Këtë duhet ta keni në mendje çdo her,sepse të gjith/a i kan kërkuar votat nga qytetarët e Kosovës! Për të kontribuar në interesin e përgjithëm shoqëror,jo për kultin dhe interesin personal!
Reflektoni,gjeni gjuhë të përbashkët për qëllime të përbashkëta dhe mos bini nën at nivel,ashtu siq thot At Gjergj Fishta :“Shqiptarët janë njashtu si i don hasmi”!
Vendi i Lekës,18.11.2025