Mua asgjë, as e keqe, as e mirë,
nuk mund të më ndodhë. Kam mbetur thjesht
të numëroj ditët, si ushtar i thjeshtë, me një ndryshim
të vogël të kuptimit, dhe ashpërsisë. Duhet të kuptohet
kjo dhe të thuhet, më fund, qetë: vjen dhe
merr çdo gjë, duke marrë ashtin dhe mishin.
Është muaji qershor në botë, lulëzojnë manaferrat,
derdhen shirat, dhe rrufetë, kalon çasti, menjëherë,
kudo, në lartësi, fluturon dashuria dhe
është i mbushur ajri me polen, në polen vlon vuajtja e mashkullit,
edhe qielli prushet dashuri, se është muaji qershor
në botë, dhe piqet akacia.
Ajo do të vijë? Duke marrë ashtin dhe mishin, i merr të gjitha:
lapsin me zemër grafiti në tavolinë, mendjen dhe
shpirtin, në mur fotografia – muzikën nga e cila shkëlqen dhoma,
lotë dhe frikë, dhe ajrin plot plot polen. Pastaj:
errësirë, errësirë, errësirë, errësirë, errësirë.
Është muaji qershor në botë. Derdhen shirat,
dhe rrufetë. Dashuria digjet qiellit dhe nxijnë poetët
duart me kopjativet si fëmijët me manaferrat. Përplot polen
është ajri. Në polen vlon vuajtja e manaferrat.
Është muaji qershor në botë, dhe piqen manaferrat.
(Përktheu Fatime Imeraj – Zeqiri)
Komentet