Kryeministri Keir Starmer tha sot se Mbretëria e Bashkuar do të njohë shtetin palestinez në shtator, nëse Izraeli nuk pranon një armëpushim në Gaza dhe nuk ndërmerr hapa drejt paqes afatgjatë.
Starmer thirri ministrat për një takim të rrallë të kabinetit gjatë verës për të diskutuar situatën në Gaza.
Ai u tha atyre se Britania do ta njohë shtetin e Palestinës përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, “përveç nëse qeveria izraelite ndërmerr hapa thelbësorë për t’i dhënë fund situatës së tmerrshme në Gaza, arrin një armëpushim, e bën të qartë se nuk do të ketë aneksim në Bregun Perëndimor dhe nuk angazhohet për një proces paqeje afatgjatë që ofron një zgjidhje me dy shtete”.
Situata në Gaza ka tërhequr një valë kritikash ndërkombëtare për sjelljen e Izraelit në luftën 21-mujore, veçanërisht pasi u shfaqën imazhe të fëmijëve palestinezë të dobësuar në territor dhe vdekjet nga uria filluan të qarkullonin gjerësisht.bw