Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se një dron rus ka depërtuar rreth 10 kilometra brenda territorit të Rumanisë dhe ka qëndruar në hapësirën ajrore të saj për afërsisht 50 minuta.
“Rumania u detyrua të ngrejë avionë luftarakë pas shfaqjes së një droni rus në hapësirën e saj ajrore. Sipas informacioneve të fundit, droni ka hyrë rreth 10 kilometra në territorin rumun dhe ka operuar në hapësirën ajrore të NATO-s për rreth 50 minuta”, deklaroi Zelensky.
Ai shtoi gjithashtu se Polonia ka reaguar ushtarakisht ndaj kërcënimit të dronëve sulmues rusë.
Sipas presidentit ukrainas, Rusia ka përdorur hapësirën ajrore të Bjellorusisë të shtunën, më 13 shtator, për të lëshuar dronë që më pas kanë hyrë në territorin ukrainas, duke fluturuar drejt rajonit të Volynit. BW