Tensionet e luftës në aksin Rusi-Ukrainë sa vijnë e rriten dhe jo vetëm. Tani Kremlini duket se ka nisur provokimet e përsëritura me avionë spiunë, luftarakë dhe deri me dronë.
Më e fundit është shfaqja e dronëve në aeroportet e Kopenhagenit dhe Oslos, në Danimarkë dhe Norvegji.
Alarmi i parë u dha rreth orës 8:30 të mbrëmjes në Danimarkë, kur të paktën dy ose tre dronë të mëdhenj fluturuan mbi zonën e aeroportit.
Pas mesnatës, hapësira ajrore u mbyll edhe mbi terminalin norvegjez. Më pas kjo hapësirë shtë hapur pasi përjashtuan rreziqet e tjera. Sipas policisë dyshohet se autori përgjegjës për ngritjen e dronëve është një aktor, por nuk dha detaje të hollësishme. Kryeministri norvegjez e ka cilësuar si një sulmi më serioz, informon “La Repubblica”.
Nga ana tjetër ka reaguar edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili deklaroi se pas dronëve fshihet Rusia.
“Janë rusët”, tha shkurtimisht ai, duke përsëritur edhe rrezikun në rritje që vjen nga Moska, e cila nuk do paqen por luftën. gsh