Nga Alba Kepi
“Unë e Melania do të jemi në ceremoninë e varrimit të Papa Franceskut”, ka mbërritur gjatë orëve të natës europiane konfirmimi se Presidenti i SHBA Donald Trump do të jetë i pranishëm në ceremoninë solemne të varrimit në Vatikan.
Ditën e sotme, Kongregacioni i Kardinalëve do të mblidhet për të vendosur datën e varrimit që flitet të jetë një ndër ditët nga e premtja në të dielë. Ditën e mërkurë në Basilikën e Shën Pietros besimtarët mund të kryejnë homazhet pranë trupit të Papa Bergolgios e jo më parë se data 5 maj pritet të nis Konklave i Kardinalëve për zgjedhjen e Papës së ri.
Qeveria italiane pritet sot të shpall gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministave tre ditë zi kombëtare e prej ditës së djeshme në të gjitha institucionet shtetërore flamuri italian është ulur në gjysëm shtizë.
Në mbrëmjen e djeshme Papa Francescu është transferuar nga apartamenti i tij në Santa Marta në kapelën e lutjes po në Santa Marta, banesa që Papa Framcesku zgjofhi për të jetuar gjatë Papatit e tij duke mos përdorur apartamentin papal në Pallatin Apostolik në Selinë e Shenjtë.
Gjatës natës së shkuar besimtarë të shumtë kanë mbushur sheshin Shën Pietro duke u lutilir shpirtit e kujtimit të Papa Franceskut.
Po të shumtë janë besimtarët që në orët e para rë mëngjesit mbërrijnë në Sheshin Shën Pietro e ku me qindra forca të Policisë e Karabinerisë kanë nisur punën për të garantuar rendin e sigurinë.
Gjatë mbrëmjes së djeshme janë bërë publike dy dokumente të rëndësishme; testamenti i Papa Franceskut me dëshirën e tij për t’u varrosur në Bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë e jo në Bazilikën e Shën Pietros me shpenzimet e varrimit të dhuruara nga një besimtar anonim.
E dokumenti i dytë është certifikimi i vdekjes që zbardhi motivin e ndarjes nga jeta për shkak të një iktusi cerebral. sn