Babanë e Don Shan Zefit e të mikuit tim Demush Zefit e kanë vënë më kokë poshtë shtatë ditë e shtatë net, e kanë torturuar në mënyrë çnjerëzore UDB-ja e Gjilanit në vitet e pesëdhjeta të shekullit të kaluar, e kanë sjell në tridhjetë kilogramë burrë. Ia kërkonin të bëhej i tyre dhe të ndryshonte komb e fe, por ai nuk e bëri as të parën dhe as të dytën. Kombin e fenë ia la trashëgim babai, prandaj, u tha udbashëve serbë e zagarëve shqiptarë, do ta mbante deri në vdekje. Dhe e mbajti me krenari.
Torturat ia vazhduan muaj me radhë, por babai i guximshëm i Shan Zefit e Demush Zefit nuk iu nënshtrua serbëve, nuk pranoi të ndryshonte emër e fe, e mbajti me nder kombin e fenë. Shumica e torturuesve ishin shqiptarë, vetëm shef i UDB-së ishte serb i Zhegrës.
Kur me tregonte vuajtjet e babai të vet Demush Zefi, shoku im i fakultetit dhe kolegu i gazetarisë, flokët me kreshpëroheshin nga veprimet çnjerëzore të serbëve e shërbëtorëve të tyre shqiptarë, por me mbushte entuziazëm për guximin dhe durimin që t’i përballonte të gjitha.
Bijtë dhe kushërinjtë e këtyre torturuesve pas gjashtëdhjetë vjetësh në bashkëpunim me nipat e Enverit po i hakmerren keq të birit, Don Shanit, sepse e ndoqi rrugën e babait, luftoi për komb e për fe, ishte ndër pasuesit më të devotshëm të presidentit Ibrahim Rugova, u vu në kreun e lëvizjes së Kishës Katolike Shqiptare për pavarësinë e Dardanisë.
Don Shanin e kam takuara një ose dy herë kalimthi në Katedrale, vetëm jemi ngjatjetuar, por e di erudicionin e tij intelektual, ia kam lexuar krijimtarinë, ia njoh të vëllanë Demushin më shumë se dyzetë vjet nga viti i parë në fakultet, e di angazhimin e tij profesional në periudhën më të rrezikshme për shqiptarët. Asnjëherë nuk u tremb as nga serbët dhe as nga shqiptarët e shitur.
E di që shpifjen e sulmin e nisi një portal i Osmanlinjve, e vazhduan disa portale turko-shqipfolëse, që lehin me tërbim kundër këtij patrioti shqiptar, por me theri në zemër kur në mesin e atyre që e shajnë, ose që kanë dyshime për pastërtinë kombëtare të Don Shan Zefit, ishin edhe disa miq të mi në FB. Me dëshpëroi edhe gazeta Lajm që ra pre e shpifjeve të ndyra.
O burra të ndershëm të Dardanisë, o shqiptarë të mirë, mos bini pre e shpifjeve islamike, as të kopilave osmanlinj, don Shan Zefi është ai i moçmi, i biri i babait që nuk pranoi t’i shajë shqiptarët, apo ta mohoj kombin e fenë edhe atëherë kur e torturuan javë të tëra. Dilni në mbrojtje të gjakut tuaj, përbuzini shpifsat islamikë.
Komentet