-Protestave për drejtesi dje në Prishtinë-
Eh protestat i ndjekin protestat
Menduan që
Zunë diçka n’ grusht
Eh fluror ishte gjithçka
Po fusha ishte e madhe
Ishte rrëpirë
E skajshme hap’sirë.
Menduan e menduan
Te vrisnin domenin
Dhe vet akcentin.
Lakrat për turrshi
I konsumuan.
Bariten livadheve
Për drëdhza te mëdha
Po drëdhzat i kishin
I kishin hënger grërzat
Dhe pëversat.
U shqyen çorapet kallëdremeve
Dhe ethe shpirti ishin marramëndëse .
Po ti protestues as gjë nuk vodhe
As hirrën s’e kërkove
Dhe djersë kullove.
Mendon se diçka
Do të zërë ne grushte
Ama jargë kërmilli
Ke sa te duash.
Edhe pak dhe pak
Deri n’ cak.
Melhem i shpirtit
S’ka çardak
Protesta kumbon
Zëri bubullimë
Qielli bajat
Fitilin e ulinë
E ngrisin bandillet
Dorë e zgjaturë
E tuxharëve e kopilve.
Me durtë te shtrime
Kah dielli
Ne zyrat aluviale
Zgërdhihet i
Zoti i panagjyrit.
Frymën e vet
E përtri me uiski
Protestuesit gati e kanë
Te shtien n’ dorë
Orën e kurdisur
Te mashtrimit
Nata veç terr
Shpalos çarçafin e dështimit….
Komentet