Kam frikë se edhe sivjet, teksa po afron 28 apo 29 Nëntori, do të ndodhë përsëri ajo e gjithë këtyre viteve të fundit: Diskutimet dhe replikat për “Ditën e Çlirimit”, 28 apo 29 Nëntor.
Shpresoj që kësaj radhe të mos ndodhë kështu, e më fort si një “ditë” asisoj, të nxitë reflektime shkencore historike për të vërteta më të mëdha…
Ndërkaq, kujtoj se para pak muajve, “Corriere della Sera” e Milanos, në kuadrin e përvjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, nisi botimin e 25 librave kushtuar Luftës për Çlirimin, siç e quan ajo.
Librat serialë u shitën së bashku me gazetën radhazi për disa muaj. Ishin të zhanreve më të ndryshëm: nga romane te kujtime, nga monografi, e deri te përjetime përfunduese.
Emrat e autorëve janë të kategorisë së të mirënjohurve Cesare Pavese, Italo Calvino, Elsa Morante, Giorgio Bocca, Vasco Protalini e të tjerë.
Komentet