Universiteti i Durrësit paska shpikur “recetën” e re për sukses akademik: Eris Zeqo, ish zv. Dekan, bëhet shef i Departamentit të Shkencave Kompjuterike pa profilin perkates dhe, si bonus, një doktoraturë të përkthyer 100%, pra plagjaturë nga fillimi në fund. Jo thjesht një faqe e kopjuar, por dhjetëra faqe të tëra.
Ky është modeli i shkatërrimit të universitetit, i keq-edukimit të të rinjve dhe i vrasjes së potencialit të vendit për të përfituar qindra miliona euro fonde të BE-së. Kur mashtrimi shpërblehet me poste drejtuese, universiteti humb misionin e tij, studentët humbin besimin dhe shoqëria humb të ardhmen.