Prej ditësh sinjali i televizionit NEWS24 është i fikur. Në oborr kur dikur qëndronin gazetarë, kameramanë dhe makinat e televizionit sot janë ushtarë.
Ndërsa jashtë tek dera gazetarë dhe mbështetës protestojnë kundër kalimit të godinës së News 24, kompanisë shtetërore “KAYO”, e specializuar në prodhimin dhe tregtimin e armëve.
“Kam parë këtë televizion të rritet dhe të bëhet më i besueshëm për shqiptarët. Unë këtu kam lidhur jetën time dhe kam menduar të dal në pension. Kurrë nuk e mendova se dita e fundit e punës time do të ishte në këtë mënyrë”, tha Jole, e cila e perlotur u shpreh “jam e bindur se News24 nuk do te vdese”.” tha drejtoresha e Përgjithshme e News 24 ne protesten e organizuara para godines se uzurpuar, duke theksuar se tronditja e saj është jo vetëm profesionale, por edhe personale.
Tronditja e saj është jo vetëm profesionale, por edhe personale. Ajo tregon se IKMT ka hyrë natën dhe ka shembur urën që lidh dy godinat si dhe dëmtuar kabllot e transmetimit live dhe lidhjet e serverëve të News24, duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm.
Sot është prishur nga IKMT që janë futur natën. Është prishur tuneli që lidh godinën e vjetër dhe godinën e re. Edhe sikur të ishte pa leje, duhej të kishte paralajmëruar sic paralajmëroi pronarët e lokaleve për të hequr pajisjet. Aty ka brenda pajisje të kushtueshme. Fadromat shkatërroi lidhjet që transmetimit live që ishin nëntokë. E sikur të na lejojnë që të futemi tek godina e re ku e kemi kontratën 2033 do na duhet kohë që të vihen në punë”
Jole kishte dhe një mesazh për qytetarët
“Nëse nuk ngrini zërin për këtë që po i ndodh medias, do ju zbehet zëri juaj” tha ajo ndërsa në disa momente u përlot dhe për shkak të situatës në të cilën ndodhet ky televizion i cili qëndronte në treg prej 25 vitesh.
Isa Myzyraj, kreu i Asociacionit të Gazetarëve Shqiptarë bëri thirrje urgjente Inspektoriatit të ndalojë çdo veprim deri në qartësimin e plotë të situatës ligjore.
Çfarë ka ndodhur?
Që nga ora 07:36’ e së shtunës, 9 gusht, transmetimi i kanalit informativ News 24 është ndërprerë, duke shfaqur vetëm shiritat vertikalë me ngjyra që tregojnë mungesën e sinjalit. Grupi mediatik me rreth 250 punonjës, ku përfshihen redaksitë e News 24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare, thotë se veprimin është një goditje ndaj lirisë së shprehjes.
Çështja është shqyrtuar në të gjitha shkallët e gjyqësorit, ndërsa vendimi më i fundit, i datës 14 korrik 2025, i Gjykatës së Apelit Administrativ, konfirmoi detyrimin për lirimin e menjëhershëm të ambienteve. Sipas ketij vendimi, nuk cënohet veprimtaria mediatike e shoqërisë, pasi bëhet fjalë vetëm për mjedise pune që mund të sigurohen në hapësira të tjera, në pronësi ose me qira.
“Fokus Media News” e kundërshton deklaratën, duke akuzuar Avokaturën e Shtetit për keqinformim dhe duke këmbëngulur se ambientet janë pronë e saj, me dokumentacion të rregullt.
Godina i kalon kompanisë shtetërore “KAYO”, e specializuar në prodhimin dhe tregtimin e armëve. E themeluar në vitin 2024, “KAYO” operon në industrinë e mbrojtjes dhe sigurisë, duke ofruar produkte dhe shërbime për Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe për tregjet ndërkombëtare. Në mars 2025, qeveria miratoi një vendim që i kalon pronësinë e ish-Uzinës së Autotraktorëve kësaj kompanie.
Foto: Isa Myzyraj

- sn