Ishte poet, por jetoi si kalorës.
Ishte aristokrat, por zgjodhi anën e të shtypurve.
Ishte romantik, por më shumë se ndjenja, e donte veprimin.
George Gordon Byron — poeti i lirisë, i deteve, i shpirtit që nuk pranon zinxhirë.
E quajtën “djaloshi me flokë kaçurrela”, sepse edhe në bustet e bronzta, duket ende ai shikim që s’e ndalon dot stuhinë e brendshme.
Ai që la Londrën e sallonet elegante, për t’u bashkuar me, kapedanët e Ali Pashë Tepelenës, luftëtarët revolucionarët e Italisë, luftëtarët e Greqisë, duke e bërë poezinë një betejë reale për lirinë njerëzore.
Në vargjet e tij rreh zemra e një bote që s’e mban dot prangat e hipokrizisë.
Bajroni besonte se njeriu që s’ka më liri për çfarë të luftojë në atdhe, duhet të luftojë për lirinë e tjetrit — sepse vetëm kështu mbetet njeri.
Në çdo stuhí romantike, në çdo poezi që flet për shpirtin e lirë — pak nga ai djalosh me flokë kaçurrela jeton ende.
(Albanian Byron Society)