Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ekspozoi armë dhe pajisje në kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë, më 27 nëntor, në Ditën e Forcës. Udhëheqësit e lartë shtetërorë, qytetarë dhe nxënës të shkollave fillore dhe fëmijë kopshtesh shkuan që të shihin nga afër ushtarët dhe pajisjet e tyre. FSK-ja aktualisht është në proces të transformimit në ushtri. Qeveria e Kosovës ka thënë se në katër vjetët e fundit janë investuar mbi 400 euro vetëm për blerjen e pajisjeve të reja për FSK-në.
1Një ushtare e Forcës së Sigurisë së Kosovës së bashku me djalin e saj në kazermën “Adem Jashari”.
2Reflektimi i një ushtari të FSK-së në tytën e një arme të ekspozuar për Ditën e Forcës.
3Pjesëtarë të FSK-së me makina transportuese. FSK-ja ka pajisje të llojeve të ndryshme, përfshirë autoblinda të prodhimit amerikan dhe turk.
4Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, komandantja supreme e FSK-së, vizitoi kazermën “Adem Jashari” në Ditën e Forcës.
“Ushtria jonë çdo po forcohet, po bëhet më operacionale, më ndërvepruese dhe më profesionale”, tha Osmani për mediat.
5Sipas Qeverisë së Kosovës, në katër vjetët e fundit janë investuar më shumë se 400 milionë euro për pajisje të reja të FSK-së.
6Fëmijë me uniforma të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vizitojnë kazermën “Adem Jashari” në Ditën e Forcës.
7Armë që përdoren nga FSK-ja.
8Fëmijët duke shikuar pajisjet që përdoren nga FSK-ja.
9Fëmijë të veshur me rroba të stilit ushtarak dhe me kapele me emblëm e UÇK-së fotografohen së bashku me një ushtar të FSK-së.
10Armë të ekspozuara në kazermën e FSK-së. Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përmes një video-mesazhi në Ditën e Forcës tha se “Ushtria e Kosovës është historia jonë e suksesit”.
11Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, që vizitoi kazermën “Adem Jashari”, tha se FSK-ja garanton paqen në Kosovë.
“Ditë e lumtur për të gjithë ne për shkak se me FSK-së, me këtë ushtri të pajisur kaq mirë dhe gjithnjë e më shumë, brezat e ri do të jenë të sigurt të jetojnë në paqe, të zhvillohen e të lulzojnë”, u shpreh ai.
12Fëmijët duke u fotografuar me pjesëtarët e FSK-së.
13Kamionë që përdoren nga FSK-ja u ekspozuan në Ditën e Forcës.
14Një ushtar i FSK-së përshëndet fëmijët në kazermën “Adem Jashari”.
15Përveç autoblindave, kamionëve, armëve, FSK-ja ka blerë edhe dronë nga SHBA-ja dhe Turqia, të cilat nuk u ekspozuan gjatë 27 nëntorit.
16Një pjesëtare e FSK-së.
17Fëmijët përshëndeten nga pjesëtarët e Policisë ushtarake të Kosovës.