Altin Dumani i dorëzoi sot zyrtarisht detyrën kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), Klodian Braho.
Në një fjalim shkurt, Dumani tha se sot mbyll një nga kapitujt më sfidues në karrierën e tij profesionale. Ai u shpreh se gjatë detyrës së tij është ndeshur edhe me presione, por theksoi se ka punuar me profesionalizëm dhe përgjegjshmëri.
“Sot mbyllet një kapitull që ka qenë ndër më sfiduesit në karrierën time 26 vjeçare si prokuror. Drejtimi i SPAK ka qenë privilegj, por edhe përgjegjësi e jashtëzakonshme. Në rrugën tonë jemi ndeshur me vendime të vështira, sfida institucionale dhe presion të mëdha.
Në çdo hap kemi punuar me integritet, profesionalizëm dhe vendosmëri. Sot SPAK është më i konsoliduar dhe më i besueshëm se më parë.
Këto arritje janë rezultat i punës së palodhur të të gjithëve. Çdo punonjësi që ka kontribuar me ndershmëri dhe kurajo”, deklaroi Altin Dumani.
Një falënderim kishte edhe për partnerët ndërkombëtarë: “Kanë qenë krah nesh në cdo etapë me mbështetje dhe ekspertizë të pakushtëzuar. Kontributi i tyre ka qenë i çmuar, për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe për të ndërtimin e standardeve që kemi sot.
Besimi i publikut -tha Dumani- ka qenë forca jonë më e madhe.
Dumani i uroi Brahos suksese në punën e tij, duke shprehur bindjen “se do të mbështetet në trashëgimin 6 vjeçare duke e çuar përpara misionin e SPAK me integritet dhe vendosmëri”.



Më vjen vërtetë keq për z. Bujar Llapaj, që jep “receta” nga Vankuveri i largët i Kanadas, ndërkohë që i “qan” zemra për “varfërinë” në Mëmëdhe, që e ka mbi 15.000 Km larg. Çfarë ipokrizie në mendjen e një ish-Dirigjenti, që “shkëlqimin” mund ta ketë gjetur në Vankuverin e largët, e insinuon me emrin e Majkos si PS dhe frazologjinë perverse të Berishizmit e Metizmit, me “Rilindja” si sekt politiko-ekonomik. Dirigjenti tashmë prej vitesh e vitesh mbi 15.000 Km larg Mëmëdheut, në “karierë” të re e kaluar “Rilindjes” si ideal, që se paska kuptuar asnjëherë edhe pse është shkolluar në Shqip, se çfarë është “Rilindja” në erën e re të kohës që i duhet të kapi Shqipëria për tu bërë pjesë e BE sa më parë, na flet me gjuhën e shkatrruesve të Shqipërisë që nga rënia e Komunizmit e deri para pak viteve. Flet me zërin e filo-Rusëve të gjallëruar në koalicionin më kriminal të pas-Komunizmit, PD+LSI e familjeve të tyre respektive si biologjike e politike. Turp dhe vetëm turp o Dirigjent, mbi 15.000 Km larg Mëmëdheut, që shkruan kaq rrumpallë për llogari të dy bandave që po ja nxinë çdo ditë faqen Shqipërisë kudo në Europe e Botë, me dhunë fashiste+ shpifje kafenesh + mashtrim provincialesh+ depresion që tremb këdo që ka ikur që nga 1996, po prej Berishizmit e kush i bashkohet qëftë dhe mbi 15.000 Km larg Mëmëdheut. Turpi qenka sëmundje e pashërueshme edhe 15.000 Km larg…