Dy fjalë seriozisht për Diella Ministren!
Emri Diella nuk është zgjedhur rastësisht nga Lideri Suprem!
Diella vjen nga nënvetëdija që kurrë nuk fle e kryeministrit.
Diella sipas tij është ZOTE që duhet ta adhurojmë e t’i falemi. Konceptet frojdiste ndoshta i ndihmojnë studiuesit të kuptojnë se pse ai e ka zgjedhur këtë emër!
Duke qenë se ajo është shpikje e tij dhe rrezaton, projekton dhe simbolizon ‘unin’ e tij, Diella nuk mund të kishte emër të ndryshëm nga ai. Të mos ju duket as fantazi e as çmenduri se ai e mendon veten e tij jo më pak se DIELL për shqiptarët.
…
Në terma konkretë e praktikë Diella është përsosmëria më e avancuar e vjeljes së ryshfetit të lejeve e tenderave që dikur thuhet se ishte 20 %. Por ajo kohë është thuajse antike për liderin suprem. Sa gjëra kanë lëvizur që atëherë e sa e vogël është kjo shifër!
Diella nuk mban përgjegjësi edhe nëse rrjedhin paratë rrugës pasi formalisht e ligjërisht ajo nuk është frymor!
Ndihmësit e Diellës nuk do jenë shoferët (që zakonisht janë negociatorët dhe xhambazët e korrupsionit të ministrave) por të besuarit e naltgjatësisë, ata që të mbarojnë punë.
Diella është gjetje perverse për tu thënë shqiptarëve të veriut se asnjë nga ju nuk meritoni të jeni as në nivelin e Bora Muzhaqit prandaj asnjë nga ju nuk është i denjë të ulet në tryezën eliptike të Këshillit të Ministrave. E për këtë arësye kam vendosur të ju përfaqësoj me hiçin se ju jeni më pak se hiç!
Në fakt këtë e ka bërë me përfaqësuesit e majtë të qarkut Kukës. Ai ka të paktën 3 legjislatura që ju a imponon përfaqësimin në kuvend me të ardhur nga zona të tjera!
Të majtët e Kukësit kanë qenë të detyruar të votojnë Pandeli Majkon, Mimi Kodhelin e së fundmi Eduard Shalësin por asnjë vendas nuk ka qenë mjaftueshëm i denjë të përfaqësojë të majtët e qarkut verilindor në Kuvend!
Kjo ka ndodhur vetëm me qarkun e Kukësit!
Keni parë ju të nderuar miq të jetë në krye të listës se Fierit apo Vlorës një nga veriu?
Joo sepse ata në koshiencën e kryeministrit nuk janë më shumë se shpellarë!
Diella nuk është shpullë vetëm për shqiptarët e veriut por edhe ata të Jugut. Diella është shkaraveshje syve për vetë socialistët sepse ajo parti nuk ka mjaftueshëm figura të besuara të kryejnë detyrën e ministrit të prokurimeve publike e prandaj Lideri Suprem u detyrua të ulë në karrige një hiç elektronik!
E parë pak më ndryshe Diella është simptome serioze e paranojës së kryeministrit!
Diella është manifestim i delirit të tij të madhështisë.
Diella është kryelajm i gazetave dhe gaztorëve ndërkombëtarë të cilët duhet ta përmendin Shqipërinë jo vetëm për gomonet e La Manshit por edhe çmendurinat e kryeministrit që teknologjinë e ka kaq të përparuar sa të krijojë ministre të Inteligjencës Artificiale por nuk është në gjendje të ketë një helikopter të shuajë zjarret në verë se për avionë as nuk bëhet fjalë!
Shqipëria është kaq e përparuar sa të ketë Diellën ministre po ama nuk siguron dot ujë 24 orë për shqiptarët!
Shqipëria ka ministre virtuale por nuk mban dot dhe nuk pastron dhe përpunon dot ujerat e zeza të qyteteve të saj. Ajo vazhdon ti derdhë ato në detin e plazheve që ai i quan elitare!
Shqipëria ka Krijesën ministre te Kryeministrit por nuk ka një qen për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat nëse larg qoftë bie ndonjë tërmet!
Që ta mbyll të nderuar miq Diella është ajo që sheh në pasqyrë kryeministri kur sheh veten se sa i përngjason Ismail Qemalit sa më shumë i shtohen thinjat!
Literalisht Diella është Dielli, është vetë Ai.