VOAL – 1 – Claudia Ochoa Felix, e njohur si “Emperatriz de Los Ántrax”, është mbretëresha e karteleve meksikane më të fuqishme në Los Ántrax appunto. E bukur, e tmerrshme me një pasion për rrjetet sociale e njohur edhe si “Kim Kardashian i krimit të organizuar”.

2. Sandra Ávila Beltrán, e njohur si “Mbretëresha e Pacifikut”, ka qenë një nga kapot më të fuqishme të drogës meksikane. Ka lindur në në Baja California, Meksikë më 1960, Sandra i përket familjes të Rafael Caro Quintero, ish liderin e klanit Guadalajara, që në vitet tetëdhjetë transportonte marihuana e heroina nga Meksika në SHBA. Hetuesit nisën hetimet ndaj saj kur ajo u detyrua të kontaktonte me autoritetet pas rrëmbimit të të birit adoleshent.


3.Judy Moran – Judy Moran ishte matriarke e familjes të famshme kriminale Moran në Melbourn të Australisë, të cilët ishin trafikantë droge. E lindur më 1944, Judy martohet me Leslie “Johnny” Cole, që humb i jetën në një ndeshje me armë në vitin 1982, ashtu si edhe i biri Mark Cole, i vrarë më 2000. Më vonë martohet me Lewis Moran, me të cilin ka një djalë tjetër, Jason Moran, i vrarë në vitin 2003.


4. Thelma Wright ishte e veja e Jackie Wright, njëri prej trafikantëve më të rrezikshëm të drogës në Filadelfia. Jackie u vra në 1986 e, prej asaj dite punët e familjes i mori në dorë ajo. Të paktën deri në 1991 kur, duke dalë nga një klub i Studio West, u përfshi në një ndeshje me armë zjarri. Prej asaj kohe Thelma vendosi të ndryshonte tërësisht jetën e saj.

5.Maria Leon – Maria Leon, nëna e trembëdhjetë fëmijëve dhe një nga gangsteret më të rrezikshme në Los Anxhelos. Duket e pamundur, por Maria Leon ka arritur të menaxhonte detyrat e një prindi dhe perandorinë e krimit që sundohej nga vrasjet mafioze, trafikimi i qenieve njerëzore dhe drogës.

6.Anna Maria Licciardi – Anna Maria Licciardi ishte kapo e klanit kamorrist të Secondigliano, në Napoli. Pas arrestimit të të vëllezërve, Pietro e Vincenzo, dhe të shoqit të saj, Antonio Teghemié, gruaja u bë eksponentja me emrin më të keq të malavitës napoletane, duke u futur në listën e 30 kriminelëve më të kërkuar të Italisë deri kur u arrestua më 2001.

7. Rosetta Cutolo – Rosetta Cutolo, motra e madhe e kamorristëve Raffaele e Pasquale, e konsideruar si kreu kryesor i – kamorrës të Re të Organizuar – Nuova Camorra Organizzata, sepse gjatë burgosjes të gjatë të të vëllait Raffaele, ka drejtuar me mizori punët e ndyra të klanit. U mbiquajt edhe ‘aguliçja e kuqe’ e kamorrës. Rosetta ishte e njohur për ftohtësinë me të cilën drejtonte punët e familjes.

8.Jemeker Thompson – Jemeker Thompson, e njohur si “Queen Pin”, në vitet Tetëdhjetë së bashku me të shoqin Anthony Mosley ishin ndër trafikantët më të rrezikshëm të Los Angeles. As vdekja e të shoqit nuk e ndali të vijonte trafikun ilegal në qytet deri në arrestimikn e saj në ceremoninë e laurimit të të birit. Pas 15 vitesh burg, ka botuar librin : “Queen Pin: A Memoir” .

9.Raffaella D’Altiero – Raffaella D’Altiero, e njohur me emrin Macka e madhe, pas vdekjes të bashkëshortit Nicola Pianese që ishte edhe boss kriminal, më 2006, mori në dorë komandimin e organizatës kriminale së bashku me Fortuna Iovinelli, me të cilën bashkëjetonte udhëheqi trafikun ilegal. Deri në arretimin e saj bashkë me gjithë klanin “Pianese-D’Atlerio”. Ishte ajo që urdhëronte vrasjet dhe gjobat.

10. Anna Gristina – Anna Gristina ditën ishte një nënë e përkushtuar, ndërsa natën ishte padrone e një bordeli në Upper East Side në New York, kjo punë për 15 vjet rresht. Në bordelin e saj futeshin shumë burra të pushtetshëm të qytetit. Jeta e dyfishtë e Anna Gristina mori fund në vitin 2012 kur u penalizua./La Repubblica/EB

Komentet