18. Dom Luigj Prendushi (Shkodër, 24. 01. 1896 – Shelqet, 24. 01. 1947) u arrestua, u torturua dhe u pushkatua si spiun i Vatikanit më 24 janar 1947.
Dom Luigj Prendushi lindi në Shkodër, më 24 janar 1896. U nis krejt i mitur për në Piemont të Italisë, ku i kreu të gjitha shkollat: nga fillorja, në kolegjet më të mira të Skarnafacios e të Sarvanos. Gjatë shkollimit, zgjodhi edhe rrugën e jetës: atë të përkushtimit ndaj Zotit e të afërmit. Pas shumë motesh në dhe të huaj, ai mund të vijonte qetësisht udhën e zgjedhur, aty ku e kishte nisur. Në vise të begata, të përparuara.
Tregohet se motit qe mbytur një varkë, ku kishte shumë tregtarë, me shumë mallra, Njerëzit shpëtuan, po mallrat u mbytën. Si kaloi droja e rreziku, tregtarët nisën të qanin me lot për mallrat e humbura. Ndërmjet tyre, vetëm njëri nuk ankohej. Ishte meshtar. Kur e pyetën si mund të rrinte aq i qetë, u përgjigj: – Nuk kam asnjë arsye për t’u qarë. Kapitali im është Ungjilli. Ai nuk mund të mbytet në det!
Me këtë kapital kthehej Dom Luigj Prendushi, në një vend ku të shkelshe i ngarkuar vetëm me dije, nuk ishte ndonjë nder i madh.
E kështu, nga drita e dijes evropiane, në terrin e shpeshtë të padijes së vendit, prej të cilit qe larguar fare i vogël. Mes njerëzve, që i gjeti, si i kishte lënë. Prandaj erdhi, për t’i çliruar shqiptarët nga mendësia e kërkimit të një kafshate buke, një zheleje në shtat, dy tjegullave mbi kokë, një grazhdi për shtroje e një pushke në gozhdë, për t’u ruajtur nga bishat e egra e nga armiku.
Erdhi të banonte pranë tyre, në shtëpitë, që ishin më shumë shpella, të ndriçuara nga zjarri i vatrës, në Mazrek, Nënshat, Shllak, Dardhë (Pukë), Koman, Kaçë, Naraç, Shelqet.
Erdhi në viset e veta, nga viset me pallate të larta, kisha madhështore, hotele vezulluese, rrugë, që zjenin nga njerëzit, gjithë gjallëri. Erdhi, duke sjellë me vete një pasuri të pallogaritshme, një pikë takimi me viset më të përparuara të botës perendimore. Ungjillin!
Pa i shkuar për asnjë çast në mendje të dredhonte rrugë, të rikthehej në vendet e lulëzuara, ku mund ta vijonte qetësisht jetën meshtarake. E aq më pak, t’ia mbathte këmbëve, nga një vend që kishte nisur të ushqehej me bijtë e vet.
Për këto krime, e arrestuan. Akuzat e vetme “Prift katolik” e “spiun i Vatikanit”.
Dënimi, me vdekje. Pushkatimi, më 24 janar 1947. I vetmi shpërblim i jetës së tij, shkrirë për Ungjillin e njerëzit e kombit të vet, gjetja e eshtrave. Që nga maji i vitit 1992 pushon në Tënzonë, duke pritur zgjimin e madh, në varrezën e Rrëmajit, pranë njerëzve të familjes, të cilët i pati lënë ende i njomë, për t’i shërbyer Zotit e shqiptarit!
….Dy femije me nga nje qenush pellushi n’doret i kishin identike njelloj. Te dy qenushet ishin te vegjel, te dy ishin me kaçurrela , te dy me sy te shkruar ndaj, per ti dallu vendosne . . .
Kancelari gjerman Friedrich Merz, ishte të premten në Uashington për vizitën e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë.
Gjatë takimit, Merz i ka dhuruar presidentit Donald Trump një kopje . . .
Familja vendosi gjithashtu të dhurojë “gati 1,300 dokumente të shkruara me dorë ose të shtypura në makinë shkrimi të Gjeneralit de Gaulle”, i cili vdiq në vitin 1970, tha Artcuria . . .
Një nga kontributet më të rëndësishme të diasporës shqiptare në fillim të shekullit XX ishte nxjerrja dhe shpërndarja e shtypit në gjuhën shqipe, në funksion të ndërgjegjësimit . . .
VOAL- I lindur më 16 prill 1927 në Marktl am Inn, Gjermani, Joseph Aloisius Ratzinger vjen nga një familje e vjetër bujqësore nga Bavaria e Ulët. Prindërit e tij, të cilët nuk ishin v . . .
Foto: Bajram Curri, atdhetar e luftar i zjarrtë,për çeshtjen mbarkombtare shqiptare, “Hero i Popullit”
“UDHËTIMI” I FUNDIT I BAJRAM CURRIT:
DRAGOBI – KOLGECAJ – ZOGAJ – KRUMË…”
(Kujtime . . .
Profesori i njohur shqiptar Selman Sheme është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare. Pedagogu i mirënjohur i Gjeografisë, autori i dhjetëra librave dhe studimeve shkencore për gjeogr . . .
Imzot Joan Pelushi, ka lindur në Tiranë në 02.01.1956. Qysh në rininë e tij të hershme, në kohën më të egër të persekutimit fetar, u pagëzua fshehurazi nga prifti hero, më vonë peshkop . . .
Anëtare e Partisë Demokratike prej vitit 1996 e pjesë aktive qysh prej viteve ’90 e strukturës së kësaj force politike në atë që aktualisht quhet Njësia Vendore numër 9.
Lindur e rritur . . .
Radio Evropa e Lirë
Enver Hadri, politikan dhe aktivist nga Kosova, u vra 35 vjet më parë në Bruksel nga shërbimi sekret serb e jugosllav, UDB.
Përveç përvjetorit të vrasjes, . . .
Ahmet Hoxha ishte nga Kolonja e Gjirokastrës. Ai e kaloi gjithë jetën në burg. Është arratisur dy herë nga burgjet; një herë në Laç dhe një herë në Spaç.
Në arratisjen e dytë, ai iku n . . .
VOA Alex Gendler
Biznesi ka qenë i ndërthurur me politikën amerikane që para themelimit të vendit. Pavarësisht që drejtuesit e bizneseve luajnë rol të madh në financimin e fush . . .
Komentet