Gazetari Elvi Fundo ka treguar se si Mero Baze, i njohur tashmë dhe publikisht për lidhjet e tij me kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, është pasuruar nga incineratorët, duke marrë tendera dhe para publike.
Në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Fundo tha se gazetari Mero Baze nga ‘një njeri me këmishë të grisur, është kthyer në një pronar hotelesh’.
Madje Fundo shkon më tej në deklaratën e tij për Bazen, ku thotë se ai ka krijuar sulltanatin e tij në jug të vendit, duke shpërndarë tendera publikë atje.
Gazetari Fundo tha se është i gatshëm që për transparencë, telefonin e tij së bashku me të Mero Bazes dhe Karlo Bollinos të përfundojnë në SPAK, për të hedhur dritë mbi rrjedhjen e infomracioneve për çështjen e Erion Veliajt.
‘Që këta që sulmojnë e reagojmë, Bollino është bërë miliarder, me tendera e para publike. Mero Baze nga një njeri me këmishë të grisur është kthyer në pronar hotelesh e sulltan të jugut, shpërndan tendera në jug. Të zezat e mia i mbulojnë dot të zezat që i kanë bërë këta Shqipërisë? Jam i gatshëm ta çoj tel në SPAK, por ftoj Bollinon e Mero Bazen të çojmë tel në SPAK dhe të shikojmë kush janë këta burrat’, u shpreh gazetari Elvi Fundo.