Njëherë e një kohë, opozitë e Presidentit Rugova ishim të dy — unë dhe Lumir Abdixhiku.
Unë, si pjesë e krahut të luftës që LDK-ja aso kohe na quante “majtistë”;
dhe Lumiri, si pjesë e SOROS-it — asaj agjende të mbrapshtë që punonte ditë e natë për ta rrënuar traditën kombëtare të LDK-së.
Por dallimi mes nesh është thelbësor.
Ne, krahu “majtist”, nuk kishim dallime kombëtare me Presidentin Rugova — kishim dallime vetëm në metodologji. Ndërkaq agjenda ku u formua Lumiri kishte një qëllim tjetër: të shthurte trungun kombëtar dhe ta zëvendësonte me harrna kozmopolite që vjellin vrer ndaj Tiranës dhe flasin me admirim për Beogradin.
Ne, rivalët e dikurshëm të Rugovës, nuk kemi hezituar asnjëherë ta nderojmë figurën e tij. Ndërsa harrnat e SOROS-it ia përmendin emrin vetëm sa për të larë gojën.
Dhe kështu, siç po shkon puna, nëse Lumiri vazhdon të rrijë aty ku është — një Tito i vogël që djeg gjithçka për karrige dhe për egon e vet — LDK-ja do të kthehet në një parti rajonale.