Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shprëngulur nga Trojet e Veta, ka marrë vendim që Çmimin “Hasan Prishtina” për vitin 2017 ti ndaj gazetarit Marin Mema.
Çmimi do të ndahet në një ceremoni të organizuar në Sheshin 21, me datë 25 nëntor, duke filluar nga ora 17:00.
Në këtë ceremoni me pjesëmarrjen e tyre do të na nderoj edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Ramush Haradinaj, si dhe shumë mysafir nga Institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë dhe trojeve tjera shqiptare.
Ftojmë përfaqësuesin e Mediumit tuaj të nderuar që të përcjelli këtë ngjarje!
Me respekt,
Jahja Lluka
Kryetar i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shprëngulur nga Trojet e Veta,
p.s. bashkëngjitur po ju dërgojm edhe vendimi për ndarjen e Cmimit “Hasan Prishtina” për gazetarin Mema.
——————————————————————————
Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shprëngulur nga Trojet e Veta, me seli në Prishtinë, në mbledhjen e mbajtur më: 07.11. 2017, mori këtë:
VENDIM
Në mbështetje të Statutit të Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shprëngulur nga Trojet e Veta, dhe të rregullores për ndarjen e çmimit ”HASAN PRISHTINA”, çmimi më i lartë i Shoqatës për vitin 2017, do ti ndahet z.MARIN MEMA, gazetar.
ARSYETIM
z. Marin Mema, si gazetar i Televizionit Top-Channel, me emisionin e tij ”Gjurmë shqiptare” ka realizuar me sukses tema shumë të rëndësishme për historinë e Shqiptarëve në trojet e tyre shekullore.
z. Mema, kaloi të gjitha pengesat e vëna nga regjimet e Shkupit, Athinës, Beogradit duke realizuar dhjetëra dokumentar mbi historinë shqiptare të Çamërisë, Maqedonisë dhe viseve shqiptare të mbetura nën Serbi.
Marin Mema është realizuesi një sërë dokumentarësh për shqiptarët në Sanxhakun e Serbisë, Gjurmët e historisë per zonat dhe fshatrat e shqiptarëve në Greqi (Çameri), Maqedoni, Sarajevo në Bosnje, Ulqini, Plava dhe Gucia, Reka, Dibra e madhe, komunitetet shqiptare ne SHBA, Itali, Greqi, Maqedoni, Mal të zi, Serbi, Turqi e me tej kanë qënë në fokus te dokumentarëve dhe reportazheve.
Përmes tyre, Mema ka arritur që të ndihmoj në ngritjen e vetëdijes kombëtare shqiptare, në ndalimin e asimilimit dhe ikjes së metjeme të shqiptarëve nga trojet e robëruara dhe zbardhjen e historisë shpesh të dhimbshme por krenare të shqiptarëve në viset tona.
Marin Mema, ka arritur gjithashtu që të zbardhi dokumenta nga arkiva të ndryshme për heronjë e veprimtarë të ndryshëm shqiptar të kohëve të ndryshme.
Motivet e fuqishme kombëtare, humane e fisnike të z. Mema, karakteri i tij fisnik dhe i pandalshëm përball pengesave nga shtetet fqinje, e bëjnë një prej figurave më të fuqishme në gazetarinë shqiptare sot.
Duke u bazuar në të gjitha sa u cekën më lart, Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shprëngulur nga Trojet e Veta, me seli në Prishtinë,z. MARIN MEMA, e ngrit në vendin më të lartë të mbrojtjes së historisë dhe vlerave tona kombëtare duke i ndarë çmimin ”HASAN PRISHTINA”
Prishtinë, 25. 11. 2017
NJERIU ,, MARIN MEMA
, GAZETARI QE SFIDOI TRADHETARET E 23 VITEVE,,,,,,,,
DHE ZGJOI HISTORINE , NDESHKOI POLITIKEN ANTI SHQIPTARE QE POLITIKANET SHQIPTARE SHITEN DET TOK TRADHETUAN DHE
KY FENOMEN ME FUQIN E ZEUSIT DHE ME ATE DAMAR GJAKU KOMBETAR,
RI LINDI HISTORIN VLERAT TROJET
ATISHQIPTARIZMIN E PERCJELLE NGA DASHAKEQE VENDAS E TE HUAJ
SOT ZERI I TIJ TREMB DHE NJEHERWSH KA BEKIMIN E KOMBIT MBARE SHQIPTAR
FALEMINDERIT Z JAHJA LLUKA
QE BEN TE MUNDUR ATE QE ISHTE NJE VLERE E MUNGUAR
NE XHEVAHIRET POLITIKE NDERKOMBETARE , QE KONTRIBUAN FUQISHEM PER LIRIN DHE KOSOVEN PER KOMBIN SHQIPTAR SHQIPERIS I MUNGOJNE SHUM TROJE , POR DHE NJEREZ SI , MARIN MEMA , QE ZGJOI
PLAVEN GUCIN KORFUZ ARTEN ETERE TROJET SHQIPTARE QE RENKOJNE , NEN VJEDHJEN … KU Z MEMA JU DOLI ZOT ME FAKTE VEPRA HISTORI DHE , ME NJE FUQI E TE BEKUAR NGA MIREA SHQIPTARE E NGA RILINDASIT TANR ,KY BERI TE MUNDUR QE TE SHQETESOJE HAJDUTET JU FALENDERON E NDERON NENA SHQIPERI
BRENDA E JASHT VENDIT , KUDO KU SHQIPTARET JETOJNE TE UROJNE MARIN MEMA, FALEMINDERIT M ,
FALENDEROJ NJEHERESH NDJEHEM KRENAR ME PENEN , ZERIN DHE KAMEREN E KITIJ NJERIU TE PA LODHUR PER KOMBIN L

Marin Mema, është njëri prej gazetarëve më të shquar shqiptarë, realizimi i shumë dokumentarëve të quajtur Gjurmë shqiptare përbënë një ngjarje të rëndësishme për jetën kulturore shqiptare, madje shumë më gjerë. Për të përcaktuar, më saktë autori hulumton historinë mijëvjeçare iliro-shqiptare, me po aq rëndësi, te shqiptarët e sotëm në të gjitha trevat ku banojnë, dhe në atë të ndodhive historike në truallin e banuar nga ilirët dhe shqiptarët si pasardhës të tyre, çka pasuron më tej atë dhe i shton vlerat dokumentarëve të autorit. Përfundimet e autorit janë të arritura, falë metodës dhe aftësisë, ndershmërisë profesionale dhe atdhedashurisë por mbi të gjitha këmbënguljes në materialin faktik, burimet e studimit historik si dhe kërkimet arkeologjike, që përbëjnë themelet mbi të cilat ngrihet çdo shpjegim e përfundim.
Këtë thesar të çmuar e shohin dhe e përcjellin edhe shqiptarët jashtë trojeve shqiptare. Përmes tyre e keni mëkëmbur ndërgjegjen kombëtare, për të cilën brezi i ri ka aq shumë nevojë. Shumë prej dokumentarëve tuaj ua jep detyrë shtëpie nxënësve të shkollës shqipe këtu në Jura- Zvicër dhe më pastaj i bashkëbisedojmë në klasë. Vepra juaj e justifikon çmimin!
Urime…
Nexhmije Mehmetaj