MINJTË CICËRINË
Minjtë hanë pak bukë
Pak kaça mbi tokë, mbi borë,
Mbi kontenjer
Luadhi i mirëpret si një ekuador.
Verë, dimër cicërinë
Nuk ngrijnë
Gëzof hiri veshur
Kanë edhe sevdanë në tavan.
Përmbyesin gjithçka ,grimcojnë
Dhe në valle lodrojnë
I tepërt s’është i tyre
As një gjigand luadhi
Ai ua shtron pasqyrën dhe kthetrat vizëllimë çeliku
I kanë tjetër soj
i shtimit luadhi s’duron…..
ÇARAVITJA JEVGE*
Minjtë çaravitën kudo e kahdo
Dhe unë u çaravita në hanmin tim,
Pas nëntë muajsh erdhi një Lule në dhomë
Në sofër ishin vetëm tetë lugë
Hajt bac krise llugën
Se kontenjereve
E bëjë lugën
Nëntë dhe të dhjetë
Çorbë patligjanash
Dhe rrojmi si mbret
Mos çaravitet gajdeja
Se dynjaja s’ka lezet….
(*ÇARAVITJE
,është fjalë shqipe e folur nga jevgjit e ka kuptimin shkarravise)
ISHIN TEPËR TË MIRË
Këta zot ishin tepër të mirë,
Zonja ua pruni mëngjesin
Dhe ëmbëlsirat
Nisen ta puthin nga dora
Tej krahut, kofshës
Deri në drynin e pambërthyer.
Zot! Ishin tepër të vyer
Zonjës ia lëmonin flokët, vithet
U ndrinin sytë si pasqyrë
Deri në avullin
E zbërthyer.
Përplot yndyrë.
Të urtë
Tepër të urtë
Çakërdisur
Në fytyrë
Me hajen e mëngjesit
Luante një lyrë.
Zot!
Kishte zbritur racën
Kjo natyrë…
PËRTEJ GARDHI
Ju përtej gardhi, cilin mal vallë bryma po e pret
Lumi i fryrë damarët e vet
Në shoshë ahengu kemi vënë vetë
Krejt i qetë
Sypatrembur rrimë, por me sy disi mbyllur
Orën e lavrojmë më predha,ju kërkesa konsumuese të gjëra.
Cili mal vollet ,po dëfton ferra dhe pse e vonë pranvera
Thias i vimi te dera
Ashkun ua skuq potera
U katranos shekulli se shkeluri,thithëlopë e mjera…
DERDHUR
Panterën e gjeta në shteg ,me thonjtë e saj
Vrerin e paketuar në qese najloni
Triumfalisht u derdhshin
Qendresa më tha qendro
Pathyeshëm…
ÇAFKA
Duken gurëzit , ku toka idhshëm mërrolet boka
Përveç qiellit gjithçka tjetër nxinë dhe në tym hapsinë
S’mbet asgjë mangut deglisi , as pip frashëri e fisit
Akoma ka uzdajë se këto glasa rrinë luhajë
Shiu i shpërlanë ,i dezinfekton e tretësira u vije tamam
Çafkat gurëzit i mbulojnë, ikën prapë më dhunë të vijnë
Dëshirojnë
Fundin e vet që e avullojnë…
HIRIT TËND GUFIM
-martirit Tahir .Hasan Tahiraj-
Tahir
Pse ne ëndrra
Me flet aq sertë.
Bulecin nuk e lash
Në shtet rrethim
As gjumë as ne zgjim.
I prita në të
Iku shtreza
Acari
Ne pa kthim.
2.
Ti je bust
I ngjallur
Në shpirt tanë
Po ne zjarrin
E shpirtit tim.
Lule fushë luadheve
Nuk u thanë,
Siç nuk u tha
As loti im.
Nga vijmë
Nga shkojmë,
Shohim fytyrën
Tënde.
Në përqafim
Lindje,perëndim.
Buleci s’pranon
Tjetër kujtim,
Për veç
Hiri tënd
gufim…
s’po u lënë vend…
këta gjedhë
kaq te majm,
ku t’i vendos
ku –
ne stalla
nuk ka vend.
Këta duan
Ushqim pashallarësh,
E kashtën se
Prekin
As me fërkem.
Në cilin terik
Po i futi,
Teriku nga
Po i tremb.
Pashallarët duan
Pash me pash
Ëndrrën e rrem.
Hëna
Hëna në
Luadhin e madh,
Sa u largua
Nga qielli
E humbur
Si flet tërfili.
Rruga e qumështit
U rihap.
Për dritare
Hyri bandilli.
Kandili e kishte
Ma te zjarrtë
Ndiçmin.
E bandilli
Ne te prushtë
Gufimin.