Studimi është kryer midis 2021 dhe 2022
Delet përfaqësojnë vetëm 11% të preve, kryesisht ushqehet me kafshë të egra
VOAL- Rreth një në nëntë pré e ngrënë nga një ujk në Zvicër është një dele. Sipas një analize gjenetike të jashtëqitjes së grabitqarit të kryer nga Fondacioni Kora, shumica e kanidëve të mëdhenj të vendit ushqehen me kafshë të egra. Kjo bëhet e ditur në një lajm të ATS, transmetuar nga RSI.
Lajmi bën të ditur më tej se tri të katërtat e gjahut të ngrënë nga canis lupus janë dreri, dhia e egër dhe kaprolli. Delet përfaqësojnë vetëm 11% të gjahut të ngrënë, gjedhët 3% dhe dhitë rreth 2%, sipas rezultateve të studimit të kryer midis 2017 dhe 2022 në Zvicër dhe të publikuar të shtunën nga Fondacioni Kora. Ujqërit hanë gjithashtu derra të egër (rreth 2%), dhelpra (3%), lepuj (1%), marmota (1%) dhe dhi (1%).
Studimi zbulon gjithashtu se dieta e ujqërve mund të ndryshojë shumë nga një rajon në tjetrin. Nga 35 tufat e pranishme në Zvicër – duke përfshirë ato ndërkufitare – 13 jetojnë në Valé dhe 15 në Tiçino, Graubynden dhe Glarus, bën të ditur, ndër të tjera, lajmi.