VOAL – Agjensia Reuters me anë të një shkrimi autorial njofton se Putini e ka vënë në urdhër dite censurimin e gjigandëve online që janë Facebook, Twitter, Google.
Një flamur rus dhe pranë tij një logo Facebooku 3D – tri dimensionale, është marrë nga Zenica që më 22 majin e shkuar, shkruan Reuters. « Autoriteti Mbikqyrës rus, i njohur me akronimin Roskomnadzor, ka njoftuar Facebook, Twitter e Google përmes një letre, ku iu shkruan se duhet të respektojnë ligjet e internetit të vendit. » Roskomnadzor ka pushtet të pakufizuar, shkruan Reuters, dhe mund të urdhërojë Shërbimin e Internetit të Provajdërave, ta mbyllë aksesin në internet, ashtu si ka vepruar me shumë site lajmesh dhe analistësh të pavarur, po ashtu ka të drejtë që të vendosë gjoba, dhe ka të drejtë që t’i kërkojë prokurorit të hapë çështje për dhunim të ligjeve të vendit. Në rastin e shoqërive të huaja, ka të drejtë të bashkëpunojë me agjenci të tjera për t’i përzënë nga Rusia. Kështu funksionon censura bashkëkohore ruse, duke e përdorur bastunin e konsekuencave financiare, shkruan midis të tjerave Reuters.
Komentet