Gazetari Genc Burimi teksa ka komentuar situatën politike në vend u shpreh se mazhoranca tashmë është në fazë kalbëzimi, ndërsa Opozita po gjallërohet.
Në një lidhje me Skype për ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri Tv, Burimi u shpreh se populli nga kjo qeveri do të mbajë mend korrupsionin, ligjin për refugjatët afrikanë dhe shumë afera.
“Mazhoranca është në fazë kalbëzi dhe Opozita në fazë vitalizimi. Kalbëzim, sepse po ta shihni, një vit para fundmandatit kjo mazhorancë nuk ka prodhuar asgjë, përvëç korrupsionit. Po prodhon dy ligje, një ligj që të sjellë afrikanë dhe një ligj që të legalizojë bastet. Nuk ka kalbëzim më të madh për këtë mazhorancë që nuk jep më shpresë dhe nuk prodhon asgjë.
Kjo opozitë është vitale sepse ka arritur atë sukses të madh që i hoqi mazhorancës narrativën që këto lëvizje bëhen për Berishën dhe familjen e tij. Jo, këto lëvizje bëhen për të drejtat e opozitës, të ekzistonte apo të mos ekzistonte Berisha. “sn