VOAL – BERNË – Stuhia Burglind/Eleanor që goditi Zvicrën javën e shkuar, ka rrëzuar rreth 400 000 m3 lëndë drusore në kantonin e Bernës, një sasi gjithsesi dhjetë herë më e vogël se ajo që u provokua nga uragani Lothar më 1999.
Puna për sistemimin e dëmve do të zgjasë shumë, thotë administrata komunale, duke saktësuar se pyjet vazhdojnë të garantojnë funksionet mbojtëse të mjedisit. Zyra pyjore kantonale i ka kërkuar popullsisë të shmangë lëvizjet në pyjet e goditura nga stuhia dhe të respktojnë rregullat e ndalimit.
Komentet