Së paku 26 njerëz kanë humbur jetën dhe 88 të tjerë janë shtruar në spital si pasojë e zjarrit që ka përfshirë një klub nate në Bukuresht të Rumanisë.
Rreth 400 veta kanë qenë të pranishëm në klubin Colectiv, ku është mbajtur një rock-koncert.
Zëvendësministri i Brendshëm, Raed Arafat, ka paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet.
Zjarri besohet të jetë shkaktuar nga fishekzjarret që ka përdorur rock-grupi gjatë performancës.
Komentet