Është rrjeti social i ngjashëm me Facebook i cili i respekton vlerat islame
VOAL – Myslimanët kanë tani një alternativë ndaj Facebook falë një rrjeti social islam të quajtur “Muslimface”. Lajmin e jep e përditshmja egjiptiane Al Ahram. Faqja ka filluar prej së enjtes, ditës së parë të Ramazanit, muajit të agjërimit islam, pas tri vitesh përpjekje dhe iu ofron shërbime të regjistruarve ndër të cilët alarmet për t’i kujtuar të luten dhe kërkimin e xhamive apo dyqaneve më ‘hallall’ më të afërt.
Ka edhe kërkime të shpirtit binjak, por pa qasje të drejtpërdrejtë. Në fakt kjo mundëson miqësitë vetëm me njerëz të afërm, me të cilët nuk mund të krijosh lidhje martesore. Ata duhet vetëm të ndërmjetësojnë për të komunikuar me njerëz të gjinisë tjetër rreth perspektivës për martesë.
Faqja është regjistruar në Britani dhe është financuar nga dy pronarë islamë të cilët deklarojnë se duan “t’iu mundësojnë myslimanëve një mjedis të përshtatshëm pa iu ekspozuar përmbajtjeve të kundërta ndaj vlerave islame: domethënë është medie sociale por i respekton vlerat islame”.
ATS
Komentet