Levizja studentore radikale në Serbi kundra pushtetit abuziv të Aleksandar Vuçiç po përhapet tani në thujase të gjitha kontinentet me shpejtësinë e një rrufeje. Në javët dhe ditët e fundit po shohim të njëjtët te rinj që me guxim dhe idealizëm po rebelohen në zemër të sistemeve nga me represivet në botë, në Madagaskar apo Marok, në Sri lanka, Bangladesh apo Nepal, Indonezi dhe Peru.
Në secilën nga keto vende, te rinjte aty ndoshta as qe jane ne dijeni se ç’po ndodh me bashkëmoshatarët e tyre ne vendet e tjera. Ata s’janë po ashtu të koordinuar as me opozitat politike lokale qe kene axhenden e tyre. Por një gjë i bashkon keta te rinj nga Serbia ne zemer te Europes, ne Afrike, në Azi, në Amerike latine: rebelim ndaj se njëjtës te keqe qe eshte kudo korrupsioni qeveritar, dhe nje emer i perbashket, Gen’Z.
Gjenerata internet
Mediat botërore u kanë gjetur nje emer ketyre te rinjve te barrikadave te shekullit 21, “Gen Z”, qe eshte shkurtim i fjales Gjenerata Z. Fjalori i Oksfordit e përkufizon Gjeneratën Z si një grupmoshe qe ka lindur midis mesit të viteve 1990 dhe fillimit të viteve 2010. Kjo grupmoshe eshte e para ne histori qe ka lindur dhe eshte rritur ne një botë te dominuar nga kompjuterat, interneti, smartphonet dhe rrjetet sociale. Krahasuar me brezat e mëparshëm, brezi Z dallohet keshtu per marrëdhënie midis te rinjve me shume përmes platformave virtuale sesa permes kontakteve ne boten reale. Z i referohet fjales “zoomer”, nga folja “to zoom”, qe ne anglisht do të thotë të lëvizësh me shpejtësi marramendese , nje paralelizem me levizjen plot shkathtësi te gishtave ne sferen dixhitale. Por perveç emrit Gen’Z , ajo qe i bashkon keta te rinj ne rebelim e siper kundra sistemit, eshte refuzimi i korrupsionit te elitave politike dhe financiare, refuzimi i padrejtësive dhe pabarazisë kane arritur ne nje pike ku shkendija me e vogel provokon shperthime sociale vullkanike siç po i hasim ne nje sere vendesh.
Shembujt me tipike te rebelimeve aktuale
Në Nepal për shembull, kryengritja qe shperthu papritmas pati si simbol hashtagun #NepoKids si nje vale zemerimi e te rinjve ndaj bashkemoshatareve te tyre te privilegjuar, fëmijët e politikaneve vendas, qe postonin pa komplekse ne rrjete sociale qejfe e pasuri marramendese ne nje vend ku gati gjysma e popullsise jeton ne varferi absolute me më pak se 3 dollare ne dite. Rebelimi i te rinje nepaleze kete fillim shtatori që sa i shpejte aq dhe masiv duke bllokuar gjithe vendin sidmos ne momentin kur qeveria vendosi te mbylle gjithe rrjetet socaile. Por brenda nje jave qeveria e Nepalit u rrezua perballe vendosmerise se nje mase te paperballueshme te rinjsh.
Në rastin e Serbisë nuk ka nevoje te pershkruhet vendosmeria e te rinjve per t’u perplasur si me forcat e rendit ashtu dhe me ato ushtarake qe President serb Vuçiç nuk hezitoi t’i leshoje kundra protestuesve. Edhe tek rinia serbe i njëjti lajtmotiv për kryengritje, korrupsioni galopant i elitave politike qe shkaktoi dramen me 15 te vdekur ne stacionin e trenit te Novi Sadit.
Ne Marok, vendi me “i qete” ose me “nen kontroll” i Maghrebit ku represioni i dinastise mbreterore kishte bere qe mos te ndodhte nje “pranvere arabe” si ne Tunizine fqinje, sot eshte kthyer ne nje vater te papershkureshme tensioni. U be nje jave qe Gen’Z 212 (me numrin e prefiksit te Marokut) po ndeshet me forcat e rendit ne rruge e sheshe ne shume qytete te vendit. Numerohen tashme tre te vdekur ne rradhet e te rinjve kryengrites. Edhe aty motorri i revoltes eshte korrpusioni dhe padrejtesite. Si ne Novi Sad te Serbise ku 15 vete vdiqen nga mosmirembajtja e stacioneve te trenave se parate i gelltit korrupsioni shteteror, edhe ne Marok pati vdekje te tilla te pajustifikueshme qe shkaktuan zemerimin qe shaploset sot ne rruge. Tete gra shtatezena humben jeten ne nje maternitet ne Agadir per mungese sherbimesh te nevojshme mjekesore. Të rinjtë marokene kerkojne me barrikada doreheqjen e qeverise te cilen e akuzojne se merakoset për investime korruptive në turizëm apo per stadiume per Kupen e botes 2030 sesa për nevojat e perditshme të popullsisë marokene. Sllogani i te rinjve marokene keto dite eshte pikerisht : “Spitale para Kupës së Botës”.
Në skajin tjeter jugor te Afrikes, ne ishullin e Madagaskarit qe konsiderohet megjithate si nga me pak problematiket ndermjet vendeve me te varfera te Afrikes, Gjenerata Z e te rinjve lokale po vlon dhe ajo qe prej nje jave ne te gjithe vendin kundra korrupsionit qeveritar qe e ka lane popullaten pa korent dhe uje te vazhdueshem. U deshen 22 te vdekur nga perleshjet keto dite mes te rinjve dhe focave te rendit qe me ne fund te bjere qeveria e Madagaskarit por rinia kekron tani dhe largimin e Presidentit. Jane te njejta skena qe kemi pare dhe po shohim kudo me Gen Z ne Sri Lanka, ne Bangladesh, ne Indonezi. Levizja rinore kundra korrupsionit qeveritar po perfshin tani edhe skajin tjeter te botes , Perune ne Amerike latine , me te njejtin emrin Gen Z , dhe me te njejtin flamur. Kudo ne kryengritjet rinore ne keto vende po shihet nje flamur i perbashket me figuren e nje personazhi te nje seria “manga” japoneze me e njohura ne bote “One Piece”. Personazhi manga qe quhet Lufi, lufton kundër një qeverie botërore të korruptuar dhe tiranike ndaj ai eshte adoptuar nga levizjet rebele rinore qe po ndodhin aktualisht.
Rinia shqiptare ka vendosur t’ia lërë betejat politikës
Falë mediave sociale revoltat individuale po shnderrohen në lëvizje kolektive qe forcat policore edhe ne regjimet me represive e kane te veshtire t’i permbajne. Por verehet po ashtu, se nuk ka ne keto shembuj kryegritjesh rinore, as parti politike opozitare qe t’i kanalizojne. Nga Serbia ne Madagaskar, nga Indonezia ne Peru , kjo gje po vertetohet : rinite lokale nuk e ndjejne nevojen te thirren nga partite opozitare te dalin ne rruge. Organizimi behet mes tyre nepermjet internetit me motivacionin per te ndeshkuar elitat ne fuqi por pa nje axhende politike mbi nje sistem te ri qe mund te vije mbrapa. I njejti skenar qe u vertetua dhe ne France para disa vitesh me levizjen e rebelimit te jelekverdheve por qe u pesua me pas ne zgjedhje me ndeshkime me vote te partise se presidentit Makron.
Rinia shqiptare duket sikur ben perjashtim ne keto zhvillime, ndonese simptoma e nje korrupsioni te thelle shteteror shfaq ngjashmeri me shume vende te tjera ku rinia po radikalizohet. Skandali te Onkologjiku, mungesa e ujit te pijshem deri ne disa zona te Kryeqytetit, skandalet e incineratoreve apo ato me tenderat ne infrastruktura , ne fondet per bujqesine , apo saga e pastrimit te vazhdueshem te parave te pista ne ekonomine shqiptare ne dem te nje zhvillimi te qendrueshem, krijojne me shume pakenaqesi dhe revolte te klasa politike opozitare sesa te rinia e paangazhuar ne politike. Ketu ndoshta qendron dhe dallimi me i madh : rinia shqiptare ndonese e pakenaqur me politken ne pergjithesi vazhdon ne menyre paradoksale ta prese ndryshimin nga vete politika.
Ndërkohë, në vendet ku gjenerata Z po rebelohet, ky radikalizim buron pikërisht nga humbja e besimit te klasa politike, jo vetem tek ajo ne pushtet dhe e korruptuar por dhe tek ajo ne opozite qe po shfaqet e pafuqishme per ndryshime radikale.